• |
ide | kryesore

Video/ “Si është e mundur!?” tërbimin e Martinit e zbut goli i Vilës

-Instant, Sport, Video



Ndonjëherë është e mundur që edhe një fitore minimale të bëjë punë, të paktën sa për të zbehur hijen e rëndë të golave të munguar dhe 7 barazimeve që i kanë humbur terren Teutës në garën për kreun. E këtë herë kundër Apolonisë së vendit të fundit, sulmi më i keq i kampionatit me 5 gola në 9 ndeshje bëri sa për të fituar minimalisht ndeshjen: “Në pjesën e parë duhet të shënonim 3-4 gola, raste flagrante me portën e boshatisur. Goli i Vilës na dha një lloj kënaqësie. Hymë shumë në stres në pjesën e dytë. I lëshuam territor Fierit. Pjesa e dytë është një ndeshje jo e mirë e jona. Gjithsesi jam i gëzuar me pikët” theksoi tekniku Edi Martini.

Shkodrani i pankinës durrsake flet edhe për episodin që mund ti kishte ndëshkuar bregdetarët, nëse 4 minuta më pas Lorenco Vila nuk do të kishte realizuar golin e fitores. Në të 26 Krasniqi me portën bosh e dërgon topin jashtë: “Jam kthyer nga pankina dhe thashë si është e mundur. Shyqyr Zotit mbaroi kështu si mbaroi. Rastet e humbura janë një dëm. Do të kisha dëshirë të shënonin sulmuesat dhe të krijonin besim te vetja”, u shpreh Edi Martini.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *