• |
ide | kryesore

Kronologjia/ Si u shkërmoq “dosja 184” për vjedhjen e votave në Dibër

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Pak më shumë se katër vjet pas hapjes së saj, dosja 184 e vjedhjes së votave në zgjedhjet e lokale të shtatorit 2016 në Dibër është shfryrë me sukses.

Skandali i bërë publik përmes përgjimeve të gjermanes BILD, i cili u shndërua në një nga kushtet për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, ka arritur të shuhet nga pushteti i rilindjes dhe drejtësia e kontrolluar prej tij.

Lexo më tej:

BILD: Shqipëria vend kaotik në duar gangsterësh

Prokuroria lokale e Dibrës ku dosja u çua për tu varrosur, pasi krimi i kryer nuk u konsiderua si pasojë e një “grupi të strukturuar kriminal”, ka shpënë para gjykatës vetëm katër fakirë. As nuk është hetuar fare për Edi Ramën, Saimir Tahirin, Damian Gjiknurin, Hulsi Manjën, Pjerin Ndreun që dilnin të kishin një rol aktiv në përgjime. Madje edhe ata, për të cilët prokuroria e Dibrës ka arritur në përfundimin që kanë blerë vota, nuk do të shkojnë para gjykatës, se tashmë ka skaduar afati 3 vjeçar që parashikon ligji.

Lapsi.al ka ribërë edhe njëherë kronologjinë e këtij mashtrimi të madh për të kuptuar se sa e lehtë është të tallesh me drejtësinë e re, njësoj si me të vjetrën.

11 Shatator 2016/ Në Dibër mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale pas shkarkimit të kryebashkiakut socialist Shukri Xhelili i cili ra pre e një videopërgjimi seksual. Situata ështe e tensionuar dhe palët politike përdorin te gjitha mjetet

1 Shatator 2016/ Në dy javët e fundit opozita vëren një mobilizim anti ligjor të aparatit shtetëtor, Në 1 shtator PD bën kallëzim penal për manipulimin e votave në Dibër, duke nisur hapjen e dosjes së famshme 184. Opozitës do ti mungonin më shumë se 4 mijë vota në krahasim me zgjedhjet një viti më parë.

8 Shtator 2016/ Prokurori i dosjes së sapo hapur Gentian Tërnova vë në përgjim mbi 20 persona të dyshuar se po merreshin me manipulimin e zgjedhjeve. Sikurse do merrej vesh me vonë në rrjetën e tij bien peshqit më të mëdhenj të mundshëm, duke filluar që nga kryeministri.

Qershor 2018/ Prokurori Gentian Trenova shkarkohet nga Vettingu, për parregullsi të vogla në blerjen e një apartamenti, pavarësisht se e gjithë pasuria e tij u gjet e justifikuar nga burime të ligjshme financiare. Pas publikimit të përgjimeve nga Bild, Kryeministri Rama e sulmoi atë në Twitter: “Ky është i gjithi një skandal i turpshëm,i gatuar nga shërbëtori famëkeq i Saliut në prokurori një birbo tjetër që doli cullak nga Vetingu, të cilët jo vetëm kanë shkelur ligjin për sekretin hetimor, duke i përdorur përgjimet për shantazhe e lojë politike, po s’kanë hetuar asgjë”.

Si u shkarkua nga vettingu prokurori që përgjoi kupolën socialiste në Dibër

Qershor 2019/ Tabloidi gjerman Bild publikon përgjimet audio të grabitjes së votave në Dibër. Bild që e quan Shqipërinë një “shtet Gangster” zbrardh bisedat mes Edi Ramës dhe një ish shefi policie që gjat periudhëz së zgjedhjeve punonte në ministrinë e rendit, ku ky i fundit i zotohet se po e realizonte objektivin. Aty dëgjohen edhe Saimir Tahiri, Hulsi Manja, Damian Gjiknuri, Pjerin Ndreu që janë të përfshirë në blerjen e votave, përdorimin e policisë dhe kërcënimin e mësuesve me vendin e punës në funkdion të zgjedhjeve.

10 përgjimet e BILD/ Dëgjoni ç’bënë në Dibër, Gjiknuri, Tahiri, Qefalia, Ymer Lala…

Korrik 2019/ Pasi janë ndryshaur tre prokurorë dhe pasi nuk është bërë asnjë hetim me gjithë përgjimet spektakolare që gjendeshin në dosje, “184-a” merr një kthesë rrënjësore. Pasi ka votuar në mënyrë antikushtetuese Arta Markun si Kryeprokurore të përkohshme, kjo e fundit vendos gati tre vite pas hapjes së çështjes se dosja duhet të kalojë nga krimet e rënda drejt prokurorisë së Dibrës.

Faktet/ Gjashtë pikat më kompromentuese të përgjimeve të Bild

Korrik 2019/ Vendimi për ta larguar këtë patate të nxehtë e cila ishte bërë publike pas zbradhjes së përgjimeve të BIRN u mor nga prokurori Klodian Braho i cili vendosi për të ndryshuar kualifikimin e veprës penale nga “grupi i strukturuar kriminal” në “bashkëpunim të thjeshtë”. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme drejtuar nga Arta Marku, kjo përcaktoi edhe juridiksionin e dosjes jashtë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Historia/ Fundi i paralajmëruar i “Dosjes 184” për vjedhjen e votave të Dibrës

Gusht 2019 / Prokuroria e Dibrës refuzoi disa ditë më vonë të marrë në dorëzim dosjen, duke pretenduar se prokurorët ishin në konflikt interesi me çështjen dhe se nuk kishin mjaftueshëm staf për ta përballuar atë. Ata kërkuan ndërhyrjen e ish-kryeprokurores Marku për ta kthyer çështjen te Krimet e Rënda, por pretendimet e tyre u konsideruan të pabazuara.

22 janar 2020 / E frymëzuar nga fakti se tashmë ishte ngritur SPAK dhe se reforma në drejtësi mund të jepte frytet e para prokuroria e Dibrës e ridërgon dosjen në Tiranë, me shpresën se tashme dyshjae kapur nga PS, Arta Marku Donika prela nuk do ta kthenin më pas atë. Prokuroria e Dibrës e ndërmer këtë akt duke e rikualifikuar dosjen ku imlikoheshin sferat më të larta të qeverisë si ‘grup i strukturuar kriminal’ gjë që nuk mund të shqyrtohej më prej saj

27 janar 2020/ Pa u mbushur java, njësoj si paraardhsja e saj Prokuroria e Krimeve të Rënda, SPAK e rikthen dosjen në Dibër.

E rikthen në Dibër/ Edhe SPAK ka frikë nga dosja 184

Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja i tha atëherë agjensisë BIRN se procedimi i nisur për manipulimin e votave në Dibër nuk ishte kompetencë e tyre. “Nga shtatori deri në janar nuk është kryer asnjë veprim hetimor nga prokuroria e Dibrës. Është kualifikuar si ‘grup i strukturuar kriminal’ pa pasur asnjë element të ri,” bëri alibinë Kraja. “Asnjë prej personave të shënuar në procedim si të dyshuar, nuk janë subjekte që hetohen nga ne,” u justifikua shefi i SPAK.

18 dhjetor 2020/ Prokuroria e Dibrës e cila që në fillim e kishte shpallur konfliktin e saj të interesit dhe mungesën e kapaciteteve për të hetuar vjedhjen e votës e vulos dështimin e kësaj dosjeje. Ajo mbyll hetimet duke lënë të lirë pëeshqit e mëdhen dhe akuzuar vetëm 4 cironka: Robert Aga ish-shef komisariati në Dibër, i akuzuar për shpërdorim detyre; Drini Gjeçi, ish-drejtor i arsimit, akuzuar për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve; Nuri Meda, zyrtar në njësinë administrative Tomin, akuzuar për shpërdorim detyre.Hasan Hoti, Njësia administrative Lurë, akuzuar për kanosje të zgjedhësve. E bukra është se akuza as ka marë mundimin të hetojë për arkitektët e vjedhjes, por edhe për ata që ua ka vërtetuar shitblerjen e votës ka gjetur justifikimin. Prokuroria ka konstatuar se Dionis Imeraj, Imer Lala, Arben Keshi, Bekim Krashi, Afrim Mikli kanë kryer veprën penale të shitblerjes së votës por për shkak të tejkalimit të afatit 3-vjeçar vepra penale është parashkruar, ndaj s’mund të merrem në përgjegjësi penale.

©Lapsi.al



16 Comments

  1. Bild s ka kuptim te diskutohet me , ky shtet esht shtet qe drejtohet nga banda e hajduteve , gangstereve,rrugeqerve,drogmenve,imoralisteve.

    1. Hee… Po te jepen te gjitha pergjimet kemi xhevahire.
      Mul Noka ka disa perla aty qe nuk ka gjykate qe e shpeton
      Mirepo e shpetuan prokuroret e krimeve te renda qe i kishte vendosur Sala, qe publikuan vetem Rilindjen.
      Po Shpetim Cami. Qe e ktheu krahinen e Dibres ne Cameri. Edhe per te ka pergjime. Edhe per Xhemalin.
      Ju thoni Bildi. Po cmut Bildi. Ato ja dha PD nepermjet ish prokuroreve te krimeve te renda te cilet sot jane te gjithe jashte drejtesise.

  2. Pse vetem kjo u shkerrmoq? Te gjitha dosjet po shkerrmoqen nje e nga nje . Ky eshte vetingu i palloshit . talli bythen me nje popull te tere se gjoja do bente veting dhe ne fund hoqi ça deshi dhe mbajti ke deshi . Ky vend pa revolucion eshte nje destinacion i krimit dhe i injoranteve qe dine vetem te puthin duar dhe te lepijne bythe . O milet veri gishtin kokes , nese do te rrish skllav je OK por nese do te jesh i lire ngrihu e kundershto me dhune te gjithe klasen politike .

  3. Kjo eshte nje bande e cila duhet cuar mbas 25 prillit ne burg

    Nderkohe ish ambasadori Lu duhet shpallur Non grada, strumbullari I prishjes se drejtesise.

    Me kete vendim kerkohet ti jepet zemer bandes se rilindjes qe te vazhdoje te vjedhi votat edhe me 25 prill.

    Por populli nuk do I fali kete here keta dhe ata pak ambasador mjerane qe I perkrahin me heshtjen e tyre.

    Basha dhe opozite duhet te ndaloje cdo darke apo dreke me disa ambasadore te shitur….

  4. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. thotë:

    Tmerr,nje vend Europian qe drejtohet nga nje Qeveri gangsterash dhe nga nje Kryeminister pevers,drogaxhi dhe i sëmurë psiqik!

  5. Edhe me keq do u bejme me 25 prill ketyre shqupistave, do u blejme votat, do blejme komisioneret

    e keshtu do fitojme zgjedhjet. Kush eshte me i forti fiton dhe me te forte jemi ne socialistet sepse

    kemi kryeministrin me te zoti ne bote. Edhe drejtesine e kemi tonen, edhe ambasadoret gjithashtu

    e ju cdo beni, apo do qurraviteni si kalamaj jo mi vodhen jo ma bene me hile, Ne marrim

    pushtetin ju lezoni gazeten ” Bild “. Pse nuk bleni edhe ju vota, apo se leket qe vodhet kur ishit

    ne pushtet i mbajtet te tera per veti. ne jemi me te zgjuar, edhe vjedhim por nuk i mbajme krejt per

    vete, por edhe per te blere votuesit dhe ngapak si shume per ambasadoret. Plasni nga inati.

  6. Skandali i bere publik nga Bild…..

    E verteta eshte se Bild eshte nje tablloid stafi i te cilit as nuk e di se nga bie Shqiperia.
    E verteta eshte se, prokurori i PD vodhi materialet nga dosja dhe Luli u perpoq te krijonte furtune ne gote.
    E verteta eshte se Luli nuk ka fituar asnje pale zgjedhje. ASNJE. Nuk ka mbajtur pergjegjesi dhe mcifet mbas ketyre traplliqeve.
    E verteta eshte se Luli doli nga parlamenti, coi njerezit ne protesta per muaj me rradhe, humbi gjithe bashkite dhe… nje zero te madhe. Kush mban pergjegjesi per kete?
    E verteta eshte se Luli eshte kukull ne PD dhe nuk qendron dot nje jave nese vdes Saliu.

    Ne 25 Prill ka per te humb prap, atehere cfare? Do thote qe prap mi vodhen votat?

    1. E vërteta është se Shqipëria po të kishte drejtësi e një sistem normal të sigurisë, jo më abuzuesit që nga Rama që i gëzohej “tërmetit” të vjedhjeve të votave në Dibër, por edhe ti anonimi që ke shkruar këtë koment prej banditësh, të gjendeshe ku je e të arrestoheshe për të dëshmuar se kush i vjedh votat, pasi duket kjartazi se qenke specialist në këtë fushë.
      E vërteta është se pas vendimit të prokurorëve të Dibrës dhe heshtjes së SPAK për të mbyllur këtë skandal flagrant jo vetëm të shitblerjes së votave, por edhe përdorimit të policisë për të kërcënuar qytetarët të votojnë PS, në zgjedhjet e ardhme kjartazi nuk ka asnjë garanci se nuk do të manipulohen..
      E vërteta është se diktatori dymetrosh , duket kjartazi se ka blerë mediat që po heshtin e nuk po e pasqyrojnë këtë skandal.
      Sot për të gjitha mediat duhet të kishte me qindra shkrime që të analizonin se nga ku e marin guximin prokurorët për të lënë pa ndëshkuar hajdutët..

  7. Akt akuza e ngritur e njekohesisht,
    per personat publik vendor per zdhedhjet e k/bashkiakut dibres dhe pushimi i hetimeve per pjesen tjeter te trtezes apo urdherdhenesve eshte skandal, i pa aresyetueshem. Se pari, akt akuzat e pretenduara per personazhet e videos, perbejne elemente te veprave me sanksion penal nga 1 deri 3vjet, deri 4 vjet, per krimet zgjedhore dhe shperdorimi i pstit zyrtar deri 7vjet. Sipas kodit penal, neni 66 i tij, parashkruhet ndjekja penale, 2 vjet per kundravajtjet penale me sanksion gjobe, dhe 3 vjet per k/vajtjet penale me denim deri 2 vjet burg dhe per veprat penale me denim deri 5 vjet burg, afati i parashkrimit eshte 5 vjet. Veprat qe akuzohen nuk perbejne kundravatje penale, por vepra penale. Pra afati i parashkrimit eshte 5 vjet per te gjitha veprat penale me ate marzh denimi. Atehere ne kete rast, ose eshte parashkruar per te gjithe pjesmarrsit e videos, ose per asnje, e ne kete rast per asnje, sepse ka mbi dy vjet qe prokuroria e ka ptur ne dore materialin e plote, presupozohet se i ka filluar hetimet. Nuk kane kaluar 5 vjet. Pra ky rast eshte flagrant, cka tdegon se peshqit e medhej nuk preken, i mbron reforma e ambasadorve.

  8. Problemi eshte se tashme nuk do te kete me drejtesi plepash qe timoni i priste vetem nga nje krah. Me sa duket tani do te presi si majtas ashtu edhe djathtas.
    Ndersa per Bilen e keni fain vete, paguani perseri para dhe keni per te pare si do te ngrefet.

  9. Realisht, asnjë qeveri nuk ka anuluar kontratat juridike, si Berisha e si Rama.

    Premtimi i sotëm i Lulzim Bashës është vetëm propagandë, që edhe nëse fiton zgjedhjet do të justifikohet duke thënë se nuk mund ta anulojë ngaqë rrezikon arbitrazhin.

    Maksimumi që mund të bëjë është ndonjë dredhi që me negocim të ulë pagesën, duke e bërë që një pjesë t’ia japë ‘cash’ kompanisë nga buxheti i shtetit, siç ka bërë edhe Rama.Drejtesia foli per ju shpellkare te cecenit salih supa eshte falas

  10. IDIOTI, IPAEMER PERFAQESUESI PSIKOPATIT, I SEKTIT TE QELBESIRAVE.KRIM HALEJE JE I LINDUR, E LARVE KUQQALESH DO VDESESH.

  11. Ajo u krijua për t’u përdorur politikisht, për të spekuluar me kontekstin e një fushate elektorale, për t’u përkthyer dhe botuar në BILD etj. Të gjitha këto u bënë.

    Për të qenë dosje penale, dosja ‘184’ duhet të ndëshkonte prokurinë që nuk ka vepruar ndërkohë që ka pasur në atë kohë në dorë përgjimet.

    Një abuzim penal në fushatë elektorale, duhet të provohet në flagrancë, dhe meqë ata i kanë pasur përgjimet në proces duhet t’i kthenin në vepër penale duke i faktuar ato. Afati që ato të kapeshin në flagrancë ishte fushata e zgjedhjeve dhe dita e zgjedhjeve.

    Nuk e kanë bërë, ose se nuk kanë ndodhur ose se nuk u duhej, pasi dosja është hartuar nga një celulë politike e PD brenda prokurorisë.

    Pasi e përdorën dhe stërpërdorën këtë dosje si një ‘molotov’ në zgjedhjet e vitit 2017 dhe më pas në bojkotin e 2019, tani kërkojnë ta ripërdorin dhe në vitin 2020.

  12. Ky vend eshte bere për ta qare më llahinka
    Mjerë kush ndodhi këtu
    Mjerë për burrat e këtij vendi që kanë frikë të pjerdhin e jo të ngrihen të kërkojnë drejtësi
    Këtu 60% e 15vjecareve janë analfabetë fumxionale .
    Shkolla u shkatërrua, ekonomia u shkatërrua
    Burrat heqin vetullat ,të rinjtë nuk martohen se skena lekëStrategjia për ta shkaterru shqipërinë ecën fjolle.
    Katër kopuke e pese oligarke e kane kap këtë vend për fyti sa mirë ta mbysin fare tja lerojne nënën këtij mut mileti..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *