• |
ide | kryesore

Nga marrja në pyetje për provimin, tek dy golat me Atleticon, Suarez bën pohimin: “E dija përmbajtjen e testit”

-Instant, Sport, Video



Nga marrja në pyetje për cështjen e provimit në Perugia tek dygolëshi në Metropolitano. Ditë intensive për Luis Suarez që, pai iu përgjigj pyetjeve të hetuesve italianë për favoret e marra gjatë provimit farsë për të marrë nënshtetësinë italiane, është përgjigjur në fushë, duke shënuar dy gola në fitoren 3-1 të Atletico Madrid ndaj Elche. Skuadra e Simeones lë pas shpine humbjen në derbi me Madrid e mban vendin e parë në La Liga.

Ajo që sulmuesi nuk po lë dot pas shpine është provimi në Perugia, sidomos pas pranimit të bërë gjatë pyetësorit. Suarez nuk ka pranuar se ka marrë pjesë në një test të trukuar – sepse nuk ka qenë kjo pyetja – por ka konfirmuar se ka marrë një mail nga Universiteti për të Huajt me ushtrime që më pas rezultuan të njëjtë me ato të provimit.

E megjithatë, në fushë uruguajani ka qenë ai i zakonshmi, i painfluencuar nga presioni i hetimit: në minutën e 41’ devijoi lehtë krosimin e Trippier, duke befasuar portierin. ‘Pistolero’ dyfishoi më pas në të 58’ duke u zgjatur për të prekur një krosim të Carrascos nga e majta. Për Suarez 7 gola në 9 ndeshjet që ka luajtur në Liga, vend që e ndan me Oyarzabal e Iago Aspas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *