• |
ide | kryesore

Qëndron i lartë numri i të infektuarve me COVID-19 në Serbi, mbi 3 mijë raste në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Planet



Edhe Serbia është një shtet i prekur nga shumë raste të reja të koronavirusit. Gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndërruar jetë nga Covid-19 në shtetin serb, 54 persona.

Ndërsa, në këtë shtet janë raportuar edhe 3 mijë e 534 raste të reja të të infektuarve me COVID-19. Që nga fillimi i pandemisë në Serbi janë konfirmuar 300.062 raste me koronavirus.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Serbi për shkak të virusit ka arritur në 2 mijë e 686 persona. Në të gjithë botën, numri i të infektuarve me Covid-19 ka arritur në afër 77 milionë njerëz.

 

 

Një milionë e 694 mijë e 378 persona thuhet të kenë vdekur si pasojë e këtij virusi. Ndërsa, 53 milionë e 868 mijë e 588 persona janë shëruar nga Covid-19.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *