• |
ide | kryesore

Ronaldo merr çmimin që fitohet vetëm një herë në karrierë: gjurmët e këmbëve të CR7 shkojnë në Monaco

-Instant, F1, Sport



I shpallur fitues 1 dhjetorin e kaluar, Cristiano Ronaldo mori sot Çmimin Këmba e Artë, Golden Foot Award. Portugezi gjithashtu la, si është zakon, gjurmët e këmbëve të tij, të cilat do të ekspozohen në të famshmen ‘The Champions Promenade’ në Monte-Carlo. “Marrja e këtij çmimi është një nder – tha ai – Jam i lumtur që gjurmët e mia do të jenë afër atyre të kampionëve të tjerë të mëdhenj dhe falënderoj të gjithë tifozët që votuan për mua. Unë gjithmonë do të bëj çmos për të luajtur mirë dhe për të shënuar gola”.

Për shkak të emergjencës së koronavirusit, ceremonia për CR7 u krye me dyer të mbyllura. Më 1 dhjetor, për herë të parë, u shpall edhe çmimi Golden Foot Prestige, nderim për karrierën kushtuar ekskluzivisht një Presidenti akoma në biznes, i cili iu dha Andrea Agnellit. Çmimin e 18-të Këmba e Artë, iu dorëzua Ronaldos nga Louis Ducruet, djali i Princeshës Stephanie të Monakos, që përfaqësonte Princin Alberti II i Monakos. Sovran i principatës dërgoi një video mesazh për të uruar fituesit: “Do të jetë një nder për Principatën e Monakos që të ketë gjurmët e një kampioni si Cristiano Ronaldo dhe Presidentit të Klubit të Futbollit të Juventusit, Andrea Agnelli, në “Shëtitoren e Kampionëve”.

Këmba e Artë mund të fitohet vetëm një herë në karrierë dhe është e rezervuar për lojtarët mbi moshën 28 vjeç. Përveç atyre në biznes, ish-kampionët mund të lënë gjurmë dhe të vlerësohen si Legjenda Futbolli: ndër më të rëndësishmit Diego Armando Maradona, Michel Platini, Pelé, Gianni Rivera, Gigi Riva, Dino Zoff, Giacinto Facchetti, Zinedine Zidane, Karl-Heinz Rummenigge, Zbignieë Boniek, Franz Beckenbauer, Luis Figo, Franco Baresi, Roberto Mancini, Claudio Ranieri, Marcello Lippi, Andrea Pirlo dhe shumë të tjerë.

GOLDEN FOOT, PALMARESI

2020 – Cristiano Ronaldo
2019 – Luka Modric
2018 – Edinson Cavani
2017 – Iker Casillas
2016 – Gianluigi Buffon
2015 – Samuel Eto’o
2014 – Andrés Iniesta
2013 – Didier Drogba
2012 – Zlatan Ibrahimovic
2011 – Ryan Giggs
2010 – Francesco Totti
2009 – Ronaldinho
2008 – Roberto Carlos
2007 – Alessandro Del Piero
2006 – Ronaldo
2005 – Andriy Shevchenko
2004 – Pavel Nedved
2003 – Roberto Baggio



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *