• |
ide | kryesore

Rrëfimi i koreografit: Në komisariat polici më tha ulu dhe pastaj më qëlloi me shqelm

Arkiva, Lajme, Të fundit



Njëri prej protestuesve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, i cili u ndalua mbrëmjen e së shtunës nga policia është koreografit Donald Martini. Në protestën që u mbajt sot përpara Ministrisë së Brendshme ai ka rrëfyer për mediat se si u dhunua në ambientet e komisariatit.

“Na futën në polici. Njërit prej nesh i gjuajtën me shpullë. Kjo është dhunë, por në Shqipëri ndodh. Unë i thashë se kam edhe shtetësi angleze. Më tha ulu dhe kur jam ulur, më gjuajti me shkelm. Nuk isha mirë fizikisht, por më pas personi që më goditi u largua menjëherë që ai mos të shihej. Më tej kisha pak dhimbje.

Një oficer më tha se “plaga jote ka 5 orë”. I thashë: “Po pse gjaku më rrjedh?”. Pastaj erdhi shefi i komisariatit dhe u qetësua situata, por ishte vonë. Është e pakonceptueshme që të shoqërohesh në komisariat, pse proteston. Unë protestoj në radhë të parë për fëmijët e mi, pastaj për të gjithë. Këtu vritesh edhe pa motiv. Do ta hedh në gjyq rajonin e policisë. Kërkoj reagim edhe nga ministri i ri i Brendshëm”, – deklaroi pedagogu i artit Martini.

Mbrëmjen e së shtunës ai u ndalua së bashku me Astrit Seranajn, Ergys Mërtirin dhe Gentjan Hasanin. ©LAPSI.al

E dhunuan në komisariat, koreografi Martini flet nga protesta: Ministri  Çuçi të mbajë një qëndrim, më gjakosën – Gazeta Koha Jone



19 Comments

    1. @Agim – Ketij “bariut” tënd po i afron dita, kullosni edhe ca!

      I lumtë artistëve, faleminderit për sakrificën!

  1. Mire ua kane bere por me mire do ishte tua kishin thyer kurrizin ju dhe shqupsave te

    tjere qe doni te na nzirrni bojen vendit tone dhe usheheqjes se ndritur te Edi Rames

    qe mezi po e ben shqiperine pas prapesive tuaja.

    1. Me 26 prill do ta shohësh, ha edhe pak sufllaqe o parrazit, se nuk do të gjesh vrimë të fusësh kokën. emrat tuaj i dijnë të gjithë te PD.

      1. Po ka me sufllaqexhinj se ju se besoj, ju jeni jo vetem te pacip por edhe fuksa , lepirsa bythesh, edhe kjo pd qe eshte sote kurre nuk fiton

          1. dil nga bodrumi edhe ajde te jape ndonje mask falas se po te zuri korona ike per ne share

  2. O shok, duhet ngrit gjith Shqipria me heq kete psikopat. Nese jo,jemi ne me psikopate se Ramazani nese nuk reagojme dhe te na duket Enveri lule.

  3. Donald je mesu ne Angli shoku por aty ke te besh me kafshe si puna Agronit kokebetonit pak me siper. Ata behen trima se kane uniforme dhe kur jane ne rajon te policise. Nejse te pergezoj per kuroajon dhe te perqafoj nga larg. Nje miku jot i rinise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *