• |
ide | kryesore

Shqipëria e treta në Europë/ Basha: Monopolet rritën çmimet e ushqimeve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është referuar një raporti të EUROSTAT sipas të cilit çmimet e ushqimeve në Shqiëpri pësuan një rritje të fortë gjatë pandemisë duke e renditur vendin tonë të tretin në Europë.

“Shqipëria renditet e 3-ta në Europë për rritjen e çmimeve të shportës bazë ushqimore. Të dhënat e publikuara nga EUROSTAT tregojnë se Shqipëria ka rritjen më të madhe të çmimeve të ushqimeve në Europë! Gjatë 7 viteve të dështuara të Edi Ramës, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë ngritur në stratosferë. Durimit i ka ardhur fundi!” – shkruan Basha që premton se situta do të ndryshojë me ardhjen e PD në pushtet.

“Ne do të ulim çmimet e ushqimeve duke luftuar monopolet dhe klientelizmin, dhe do të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit, në vend të një qeverie që kujdeset për veten dhe klientët e saj” – premton Basha. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. me shkrin kur ben si i interesuar per jetesen e miletit ?????.
    as ja ka idene cdo te thote te jetosh me dinjitet …as ky as te tjeret majtas djathtas…shoqeria jone ka moral thellesisht te korruptuar …

  2. Ky pret emerimin (siç mori DHORO PD-ne) dhe sapo, te kete kavalerine nen sundim do beje çudira (si Liza ne boten e…)….
    O Zot i Madh ndihmoje dhe shpetoje kete fakir popull (me se pari, prej ketyre sharlataneve)….!!!
    Asnje shenje pozitive nuk duket gjekundi ne ate qasje qe, quhet Opozitarizem dhe rruga per te marre drejtimin dhe, per te drejtuar me Drejtesi…
    Mjerim pa fund
    Nuk e kuptoj per çfare jepet shkrimi i Tij (ku eshte lajmi aty)….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *