• |
ide | kryesore

Shtohet lëvizja për festat e fundvitit, fluks emigrantësh në portin e Durrësit

-Instant, Lajme, Të fundit



Për shkak të festave të fundvitit gjatë këtyre ditëve është vërejtur një shtim i fluksit të udhëtarëve që hyjnë në vendin tonë nëpërmjet Pikës Kufitare të Portit të Durrësit.

Sipas informacioneve që jep autoriteti portual i Durrësit, bëhet e ditur se Policia Kufitare po punon me kapacitet të plotë, me 20 sportele në funksion. Ndërkohë që janë shtuar kontrollet nga ana e Sektorit të Epidemiologjisë në APD për monitorimin e gjendjes shëndetësore të udhëtarëve në momentin e mbërritjes së tyre në Portin e Durrësit.

Përveç deklarimeve që qytetarët bëjnë pranë autoriteteve italiane në nisjen e tyre, protokollet shëndetësore aplikohen edhe në mbërritjen e tyre. Mësohet se ditën e sotme, me 3 tragetet e linjave Bari-Durrës dhe Ankona-Durrës, priten rreth 3800 udhëtarë që do të hyjnë në vendin tonë.



1 Comment

  1. Qeveria me grupin e pseudo eksperteve te COVID si duket jane me pushime e nuk denjuan te bejne njoftime per mos ardhjen kete vit pasi situata eshte e rende. Cdo shtet ka bere mbyllje totale per dhjetor janar duke u kerkuar qytetareve te kufizojne levizjet dhe mos festojne masivisht. Kjo tregon se ne cfare derexheje i kemi zyrtaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *