• |
ide | kryesore

Varianti i ri i Covid mbërrin edhe në Itali, izolohet një person në Romë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Varianti i ri Covid që u zbulua në Britani ka mbërritur tashmë edhe në Itali. Bëhet fjalë për një person nga Roma që sapo ishte kthyer nga Britania nëpërmjet aeroportit të Fiumicinos. Personi është izoluar së bashku me anëtarët e tjerë të familjes dhe kontaktet e ngushta sipas procedurave të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë.

Ekspertët e Bashkimit Evropian besojnë se vaksinat ekzistuese kundër Covid janë gjithashtu efektive për variantin e virusit të identifikuar në Britaninë e Madhe. Ministri gjerman i shëndetësisë Jens Spahn i tha transmetuesit publik Zdf se sipas të gjitha gjërave që dimë deri më tani,” varianti “nuk ka ndikim në vaksinat”, të cilat mbeten “efektive”.

Konfirmohet se varianti i ri i covid përhapet shumë më shpejt, por nuk ka të dhëna që të jetë më vdekjeprurës. Deri tani vatra më e madhe e variantit të ri të Covid është Britania e Madhe, por raste janë identifikuar edhe në Holandë, Danimarkë dhe Australi. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *