• |
ide | kryesore

Video/ Humbja e dytë radhazi për Tottenham: në shtëpinë e Mourinhos bën festë Leicester

-Instant, Sport, Video



Leicester provon të kandidohet në rolin e kundërshtarit kryesor të Liverpool, duke fituar transfertën e gjashtë në shtatë (e vetmja humbje pikërisht në Anfield) e duke mundur 2-0 Tottenham të Josè Mourinhos, në humbjen e dytë radhazi pas asaj kundër Reds. Një pjesë e parë pa emocione: Spurs shfaqen rrezikshëm vetëm në dy raste me Kane, që në të 34′ tentoi me një goditje dënimi të devijuar nga barriera e në të 42′ i shkoi pranë avantazhit me kokë. Sfida u zhbllokua në shtesën e pjesës së parë: Aurier mori përpara Fofanan në zonë e, pasi kontrolloi Var, Paëson akordoi penalltinë. Nga pika e bardhë, Vardy mposhti Lloris duke cuar të tijnë në dhomat e zhveshjes në avantazh.

Në pjesën e dytë Foxes panë ti anullohet goli i dyfishimit për një pozicion jashtë loje të Maddison, por goli i 2-0, vetëm sa shtyn takimin, e mbërrin pas një orë lojë: kros i Albrighton, goditje me kokë e Vardy e devijim vendimtar i Alderweireld, autor i një autogoli të pafat që i këputi këmbët Spurs. Tottenham provoi të reagonte me të zakonshmit Kane e Son, por Schmeichel i mohon mundësinë vendasve të rihapnin ndeshjen. Përfundoi 0-2, me Leicester që fluturoi në vendin e dytë me 27 pikë, -4 nga Liverpool. Tjetër humbje për Josè Mourinho, që ka fituar vetëm një në 5 ndeshjet e fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *