• |
ide | kryesore

Video/ Lazio thyen Napolin: asnjë shqiptar titullar, 23 minuta për Muriqin

-Instant, F1, Sport, Video



Në ndeshjen e fundit të javës së 13 të Serie A, Lazio mposht 2-0 Napolin, i afrohet zonës Champions League e i shkakton skuadrës së Gattuso humbjen e dytë radhazi. Në Olimpico vendasit e nisën ndeshjen shumë mirë, duke zhbllokuar sfidën me goditjen me kokë të Immobile (9′). Reagimi i napoletanëve ishte në goditjet e Ruiz e Zielinski, me Reinan të kujdeshëm. Në fillimin e pjesës së dytë Luis Alberto (56′) dyfishoi rezultatin, me një goditje të bukur me kthesë.

Strakosha në pankinë, Hysaj gjithashtu, por të kaltrit vuajtën mbi të gjitha mungesën e Insigne, Mertens e Osimhen: skuadra e Inzaghi shfrytëzoi momentin dhe golin e shpejtë të Kupëcës së Artë, duke kapitalizuar gjithcka pastaj në fillimin e pjesës së dytë.

Tre pikë të merituara për Lazion në dëm të një Napoli të zbehtë, që nuk njihej në fraksione të ndryshme loje, sigurisht i kondicionuar nga mungesat e shumta e të lojtarëve me peshë. Sikur të mos mjaftonte për Gattuso padisponueshmëria e Insigne, Mertens e Osimhen, në fund të ndeshjes u dëmtua edhe Lozano. U kthye në fushë për kryeqytetasit kosovari Vedat Muriqi: 27 minuta për të në vend të Caicedos e në fund 21 pikë për Lazion në vendin e 8, por vetëm dy larg Napolit të pozicionuar i pesti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *