• |
ide | kryesore

Video/ Solskjaer çmend Bielsën: Manchester luan tenis me Leeds

-Instant, Sport, Video



Ky Manchester United është i frikshëm. Djajtë e Kuq marrin fitoren e tyre të gjashtë në shtatë ndeshjet e fundit duke shëtitur kundër Leeds të Marcelo Bielsa, që kishte qenë i aftë të vinte në vështirësi skuadra si Liverpool, Manchester City dhe Arsenal, por Djajtë e Solskjaer. Formacionit të teknikut norvegjez iu deshën vetëm 20 minuta për të mbyllur sfidën e Old Trafford: pas vetëm 67 sekondash, Bruno Fernandes shërbeu për McTominay, i cili me një goditje me të djathtën mposhti një Meslier të palëvizshëm. Skocezi përsëritet në të 3′ me të majtën, pas një kombinimi me Martial, duke shënuar dygolëshin personal.

Në minutën e 20’, pas një goli të anuluar për miqtë për pozicion jashtë loje, mbërrin trisi i Bruno Fernandes, që mbërrin i pari tek topi pas devijimit të Ayling dhe me një diagonale të saktë thyen Meslier. Në minutën e 37-të, ekipi i Solskjaer fikson pokerin: këndi i Shaë, spond i Martial dhe Lindelof nuk gaboi për të shënuar 4-0. Katër minuta më vonë, Leeds ngushtoi diferencën: këndore e Raphinha dhe goditja me kokë e Cooper përfundoi në rrjetë.

Në pjesën e dytë, në minutën e 66-të, mbërrin shuplaka e United: McTominay shërbeu James, i cili me të majtën e kalon topin nën këmbët e Meslier. Djajtë e Kuq nuk ndalen dhe katër minuta më vonë, Struijk pengon Martialin në zonë dhe Bruno Fernandes, nga pika e bardhë, gjen dygolëshin personal, duke i cuar shifrat në 6-1. Leeds arriti ta bënte pasivin më pak të hidhur me të djathtën spektakolare në kryqëzimin e trarëve nga Dallas në minutën e 73-të, që vulos rezultatin në 6-2. Një rezultat që lejon United të fluturojë në vendin e tretë së bashku me Everton në kuotën 26, -5 nga kryesuesi Liverpool, por me një ndeshje më pak.










Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *