• |
ide | kryesore

Vrasja e policit nga i biri/ Si ndodhi ngjarja e rëndë në bilardo

Arkiva, Lajme, Të fundit



Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që tronditi sot kryeqytetin, ku një efektiv i FNSH-së mbeti i vrarë, pasi djali i tij 7-vjeçar e qëlloi me armën e shërbimit. Ngjarja ndodhi në një lokal në zonën e kopshtit zoologjik.

Punonjësi i policisë, 39 vjeçari me inicialet R.Bicerri, ka qenë duke luajtur me bilardo me disa miqtë të tij, ku i biri ka përfituar nga shpërqendrimi i të atit dhe ka marrë prej çantës armën e tij. Bezat raporton se ka qenë vetëm një e shtënë.

Fill pas ngjarjes së rëndë, dëshmitarët kanë njoftuar policinë. Edhe punonjës të prokurorisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, që të birit i kanë ofruar dhe psikolog, për shkak të traumës që ka pësuar.



6 Comments

  1. puuu cfare tmerri.
    Ngushellime familjes.
    imagjinoni tani kete femije qe do rritet m brengen e madhe qe ‘vrava babain’ …

  2. Police te pa pergatitur. E pafalshme te ndodhin keto aksidente. Armen duhet ta kesh nen kontroll ose te siguruar. Delitantizem, vetem keshtu shpjegohet. Me vjen keq per familjen per kete tragjedi. Trajnojini policet se armet nuk jane shaka.

  3. Duhet tu ndalohet efektiveve te policise mbajtja e armes jashte sherbimit. Me habit fakti qe se paska patur ne sigurese

    1. Nuk ka fjale te thuash per kete ngjarje,fatkeqesi shume e madhe!!!
      Por me habit fakti perse duhet te lejohen,te jene te armatosur kur nuk jane ne sherbim!!!!
      Fatale per familjen,dhe per ate mjeran,qe pa dashje u bo vrasesi i babait te vet,kesaj i thone zot na ruaj nga keto lloj fatkeqesise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *