• |
ide | kryesore

Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i policit Xhulio Prela, si nisi sherri që përfundoi në vrasje

Arkiva, Lajme, Të fundit



Detaje të reja janë zbardhur për vrasjen e efektivit të policisë Xhulio Prela.

Autorët e krimit të rëndë janë identifikuar nëpërmjet kamerave të sigurisë të një karburanti pranë vendit të ngjarjes.

Prela u vra pas një debati të çastit për dritat e gjata të makinës. Rreth 3 minuta pas krimit, autorët e ngjarjes shkuan tek karburanti ku u furnizuar me naftë.

Autori kryesor i krimit është nga Fushë Kuqja dhe është larguar nga Shqipëria menjëherë pas ngjarjes, njoftoi News 24.

Ai kishte dale për gjah natën e krimit dhe ishte i veshur me rroba ushtarake.

Një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së efektivit natën e 5 dhjetorit në aksin rrugor Milot-Lezhë, është shtetasi Nikoll Sherrniku, ndërsa autori i dytë është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Po kështu mësohet se makina që kishte në përdorim është blerë nga shoku i tij Nikollë Sherrniku në Krujë. Pronësia e makinës nuk ishte ndryshuar, por pronari ka treguar se ia kishte shitur Sherrnikut.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit midis dy autorëve dhe viktimës.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *