• |
ide | kryesore

Alaba fut në luftë Real Madrid, City, United, PSG e Barca e Chelsea

-Instant, Sport



David Alaba, mbrojtësi austriak i Bayern Mynih, është në qendër të merkatos, që e sheh lojtarin polivalent të përfshihet në idetë e lëvizjeve të klubeve më të rëndësishme europiane. Në skadencë kontrate në muajin qershor, Alaba ishte në listën edhe të Inter e Juventus, por tani lojtari mund të zgjedhë mes dy skuadrave të Manchester, klubeve më të rëndësishme spanjolle (Barcellona e Real Madrid), Chelsea e Psg, të gjitha në ndjekje të mbrojtësit austriak.

Alaba ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm tek bavarezët, që kanë tentuar ta bindin lojtarin të rinovojë sërisht kontratën, pa arritur ti ndryshojnë mendje austriakut, që e konsideron ciklin të përfunduar në Bavari dhe është në kërkim të një aventure të re. Një lojtar si Alaba, me shumë eksperiencë ndërkombëtare dhe me kualitet të lartë për të luajtur në qendër të mbrojtjes, në të majtë, por edhe si mesfushor difensiv, për më tepër me parametër zero, do të ishte një goditje e madhe në merkato për të cilndo klub që arrin ta bindë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *