• |
ide | kryesore

Ambasada britanike reagon për ndalimin e aktivistëve në protesta: Të bëhen hetime të drejta

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas ndalimit të aktivistëve në një protestë të zhvilluar në Tiranë ka reaguar edhe Ambasada Britanike, që bën thirrje për hetime të drejta sa u takon pretendimeve për përdorim të dhunës.

Ambasada Britanike, ndërsa shpërndan deklaratën e Komisioneres për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës, Dunja Mijatoviç, thotë: “Ambasada Britanike ka ndjekur zhvillimet me protestat dhe raportimet për ndalimin e disa aktivistëve në Shqipëri.

Ne nënvizojmë nevojën për të mbështetur të drejtën për tubim paqësor dhe bëjmë thirrje për hetime të drejta në lidhje me të gjitha pretendimet mbi përdorimin e dhunës”.

Sjellim në vëmendje që komisionerja e KiE u shpreh se: “Reagimi ndaj pandemisë Covid-19 nuk u jep autoriteteve ‘kartë të bardhë’ për të përdorur forcë në pandemi”. Së fundmi ka pasur pretendime për dhunë policore edhe nga aktivistët për mbrojtjen e Teatrit.



2 Comments

  1. Hipokrizi totale. Jeni bere shume qesharak ne syte tane sa nuk besojme me edhe tek ju .
    Mos ketu e mos atje , mos kete e mos ate dhe ne fund na late dobiçin ne preher per hater te stabilitetit .
    Harbutizmi i pushtetit ka arritur majat dhe do vazhdoje te perkeqesohet ne radhe te pare prej heshtjes tone
    por edhe sepse ju mbyllni nje sy (per mos me thene te dy) per hater te stabilitetit te vendit dhe rehatise tuaj .
    Por harroni se jeni duke krijuar monstra te krimit te veshur me pushtetit dhe me e keqja eshte se ju harroni qe neser ky “stabilitet” ka per te sjelle nje cunam te pashmangshem .
    Mbyllet dhe mbyllem syte kur ligjet per te drejten e protestimit u ashpersuan deri ne te paimagjinueshmen .
    Mbyllet dhe mbyllem syte kur lideret tane qe deri dje u hidheshin ne fyt njeri tjetrit per “hallet ” dhe te drejtat e popullit por qe per çudi e miratuan brenda 24 oreve kete ligj .
    Mbyllet dhe mbyllem syte kur gazetar , petagog dhe intelektual u keqtrajtuan pse kerkonin keto te drejta .
    Mbyllet dhe mbyllem syte kur krimineli i veshur me pushtet abuzoi kunder inteligjences se ketij vendi edhe pse protestuan ne menyre paqesore.
    Mbyllet dhe mbyllem syte kur keta palaço te pushtetit mbollen frike , dhune , diskriminim dhe padrejtesi ndaj popullit te tyre .
    Shkaktuat termet me padrejtesite tuaja , pse habiteni nga cunami ? Ai eshte i pashmangshem .

  2. Moe ambasador anglez,jeton dhe punon ne Shqiperi,dhe duhet te flasesh shqip.Pra te kerkosh hetime te drejta,per “PRETENDIMET” e perdorimit te dhunes,ne shqip don te thote,se dhuna nuk na qenka bere,por u pretendoka se eshte bere prej Policise,por meqenee Policia thote se po kryen vetem detyren,pra dhune nuk eshte bere,ose edhe me shqip,nuk keni se cfare te hetoni. Por edhe kete kerkese,more zoti ambasador i Anglise,ju nuk e adresoni kurkujt,pra me shume gjasa,policia e rilindjes,i thote popullit,e po i adresohet opozites,se fajin e ka Berisha,dhe se hunen po e ben ajo,mejithee,nuk ka marre pjese neper protesta.Ambasador,po e ulni shume poshte diplomaine angleze,ose me troc,po e turperoni fare.Nese nuk ju lejojne (rilindja me policine e saj),te flisni,qarte,me mire mos flisni fare,se keshtu turperoni vetem vehten,se jeni bere ushtar,vegel,quaje si te duash,ne duart e atyre,qe dijne vetem te paguajne,sherbimet qe i beni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *