• |
ide | kryesore

Anëtarja e Little Mix: Kam performuar në efektin e ilaçeve

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja 29-vjeçare, e cila së fundmi ka bërë të ditur se po largohet nga grupi Little Mix, është dashur të përdorte antibiotikë për ta trajtuar një infeksion të dhëmbit, shkruan Mirror.

Ajo ka konsumuar ilaçe të fuqishme për të mundur të vazhdonte të performonte me bendin në një koncert të vitit 2014. Kjo ngjarje është bërë e ditur pasi Jesy ka shpjeguar vendimin e saj për të hequr dorë nga Little Mix, duke treguar se koha e saj në pop grupin e njohur ka pasur ndikim të dëmshëm në shëndetin e këngëtares.

“E çuditshme rreth kësaj pune është se njerëzit nuk besojnë se ne sëmuremi sikurse çdo njeri tjetër – ose se njerëzit rreth nesh sëmuren dhe ne duhet të jemi pranë tyre”, ka rrëfyer ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *