• |
ide | kryesore

Cardi B vjen me një ‘reality show’ si Kardashian

-Instant, Paparazzi, Slider



Cardi B ka vendosur të vijë me një reality show.

Ajo ka publikuar serinë e parë, të titulluar “Cardi Tries”, ku reperja provon aktivitete që s’i ka bërë kurrë më parë. Njerëzit do të shohin Cardi-n teksa praktikon baletin, mëson si të gatuajë sushi dhe si ta shërbejë atë në restorant, apo provon të luajë basketboll.

Dikush e pyet nëse “ka bërë balet më parë” dhe reperja i përgjigjet: “Dikur isha striptiste.” Seriali i ri me tetë episode është krijuar nga Facebook Messenger dhe Jesse Collins Entertainment dhe është pjesë e platformës Watch Together, ku njerëzit mund të shohin pjesë nga Facebook dhe Instagram në kohë reale.

“Cardi Tries” do të publikojë një episode të ri çdo të enjte, deri më 4 shkurt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *