• |
ide | kryesore

Ditmir Bushati tregon ku gaboi Rama me Serbinë: Pse nuk duhet të tejkalohet Kosova!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zërave kundër politikës së Ramës në raport me Kosovën dhe Serbinë iu është shtuar edhe Ditmir Bushati, ish ministri i jashtëm i socialistëve në mandatin e parë të qeverisjes. Në nj shkrim të publikuar në Facebook, Bushati thotë se ndërtimi i marrëdhënieve direkte me Serbinë nuk duhet të ndodhë pasi Shqipëria nuk e njeh mirë Serbinë dhe as nuk mund ta shohë atë pa sytë e Kosovës.

“Shqipëria nuk mund të ndërtojë marrëdhënie direkte me Serbinë, duke tejkaluar Kosovën, pasi nuk e njeh mirë atë, e as nuk mund ta shoh dot pa sytë e kësaj të fundit. Sikundër, Kosova nuk e njeh Mesdheun e as garanton dot pjesëmarrjen në nismat rajonale pa Shqipërinë” shkruan ish ministri i jashtëm i Shqipërisë.

Bushati merr shkas nga mesazhet e Vjosa Osmanit në Tiranë por ndryshe nga agjenda mediatike që imponoi mazhoranca nuk i është bashkuar epiteteve të papranueshme për të. Në vend të kësaj, i ka kujtuar Ramës programin me të cilin Partia Socialiste erdhi në pushtet në 2013 dhe në bazë të të cilit organizoi mbledhjen e parë të përbashkët mes dy qeverive, të Shqipërisë dhe të Kosovës, për të cilin lë të kuptohet se ka dështuar.

“Politika, dhe aq më tepër interesi kombëtar, nuk mund të jetë si tregu i futbollit ku sportistët mund të veshin për një kohë fanellën e Real Madridit dhe për një kohë tjetër atë të Juventusit. Sepse në politikë historia dhe gjeografia janë elementë të pakapërcyeshëm” ka shkruar ish ministri i jashtëm.

RINDËRTIMI I BESIMIT

Mesazhet e Vjosa Osmanit, gjatë vizitës në Tiranë, përtej intepretimeve partizane dhe epiteteve të…

Posted by Ditmir Bushati on Monday, 21 December 2020



10 Comments

  1. ZOTI DITMIR BUSHATI DUHET TE JETE PRESIDENT I KOSOVES DHE DHE ALBIN KURTI KRYEMINISTER ,DHE VJOSA OSMANI KRYETARE E PARLAMENTIT…

  2. Ditmiri kujton se jane budallenj shqiptaret….
    e qepi gojen 5 vjet kur ishte minister. sapo e hoqi rama filloi gamgam. Pasi rama i hodhi nje kocke duke i dhene te merret me presidencen e OSBE, e qepi prape ditmiri. kur kuptoi qe kocka ishte …i cop kocke, e shqepi prape kunder rames.
    sapo rama i tha do e propozoje ne vend te Dunja-s…e qepi ditmiri…
    kur Rama (si gjithmone) i futi gishtin ne **** faaap…u kujtua Ditmiriiiii.
    Bijte e eterve….same shit

  3. YMER GELBAZA KELLIRA MOS E SULMO DITMIR BUSHATIN OR ZAGAR I FRUSTRUAR SEXUAL

  4. Realisht, asnjë qeveri nuk ka anuluar kontratat juridike, si Berisha e si Rama.

    Premtimi i sotëm i Lulzim Bashës është vetëm propagandë, që edhe nëse fiton zgjedhjet do të justifikohet duke thënë se nuk mund ta anulojë ngaqë rrezikon arbitrazhin.

    Maksimumi që mund të bëjë është ndonjë dredhi që me negocim të ulë pagesën, duke e bërë që një pjesë t’ia japë ‘cash’ kompanisë nga buxheti i shtetit, siç ka bërë edhe Rama.Dhe cfare del nga keto fjale te pergjitheshme te bushatit o lapsexhinjte e lapsit

  5. Po ku ishe më parë o Ditmeshi????Tani pas pilafit kujtohesh!!!!!!Kujton se me një fjalë që me zi e nxjer nga goja do rregullosh biografinë!!!!A vaj me det.Su bo trim asnjë nga këta kur duhej por bëhet trim tani, ku e dimë mirë prej kohësh kush është Rama.Po kështu është komplet kopeja e Ps.

  6. Bravo Bushati!
    Pse nuk eshte akoma minister i jashtem bushati?
    Pse flet tani?
    Ka folur edhe me pare, por per ata qe duan te degjojne.
    Po te kishte vazhduar lojen politike te R&V, pra tu shkonte mbas fijes, do ishte akoma ne postin e meparshem.
    Besoj bushati nuk mund ti ngarkonte vetes mbi supe nje turp te tille historik.

  7. Me thoni ku nuk gaboi ky lloj monstre o z.Bushati ?
    Me thoni vetem nje gje pozitive te kasaj monstre me fytyre njeriu e tju numeroj me qindra e me mijra negativitete.
    Ardhja ne pushtet e sektit mavi ishte nje mallkim per kombin Shqiptar . Largimi i tyre nuk eshte zgjidhja por eshte e domosdoshme .

  8. C’deshi me thene me keto fanelat e sportisteve qe nderrojne skuadrat sipas klubeve qe i

    paguajne me shume ? Mos valle aludoi se ka veshur kush (fshehtas) fanelen e Serbise apo

    eshte paguar per interes te saj. Zot na ruaj se ata kane edhe Celsin e Tiranes e mund te

    vine fshehtas e pa trokitur dhe fap celsin ne dore te Bregovicit dhe lamtumire “Troje”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *