• |
ide | kryesore

E mitura u abuzua nga 57-vjeçari/ Punonjësja sociale: Nëna ishte në dijeni dhe heshti për 2 vite

-Instant, Lajme, Të fundit



Një vajzë 10 vjeçe nga lagjja “1 Maji” në qytetin e Kuçovës denoncoi 57-vjeçarin Ajet Dume që kishte abuzuar seksualisht me të për 2 vite me radhë. Ngjarja kishte ndodhur në banesën e 57-vjeçarit, ku jetonte edhe familja e vajzës prej 11 vitesh. Pas denoncimit të bërë, minorenia 10-vjeçare u dërgua për një vizitë mjeko-ligjore, nga e cila rezultoi se mbi të ishte abuzuar në mënyrë sistematike. Policia e Beratit arrestoi 57-vjeçarin Ajet Dume, nën akuzën e “Marrëdhënieve seksuale me të mitura”. Gjatë denoncimit të bërë nëna e vajzës ka deklaruar se nuk ishte në dijeni për veprimet që kryente Ajeti me vajzën dhe se e mitura nuk i kishte treguar asgjë. Por nuk ka rezultuar kështu.

Punonjësja e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe disa specialistë të Drejtorisë së Shërbimit Social në bashkinë Kuçovë kanë konstatuar se nëna ka qenë në dijeni të plotë të ngjarjes, pavarësisht se është shprehur se kushtet ekonomike dhe kërcënimet e marra nga zotëria e kanë detyruar të heshte por kjo nuk e justifikon heshtjen e nënën për 2 vjet dhe moskallëzimin e krimit. Këto detaje u bënë publike nga gazetarja Eneida Petova për emisionin ‘Me Zemër të Hapur’.



2 Comments

  1. Kafsheri me fytyre njerezore . Thone se mund te jete edhe femija e tij .
    Njesoj sikur lexon romanin e Paradhisis , pirati qe u be pape .
    Baltazar Kosa-t do ekzistojne gjithmone per te na treguar sesa kafsheri ka perbrenda nje human .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *