• |
ide | kryesore

Ed Sheeran rikthehet në muzikë (Foto)

-Instant, Paparazzi, Slider



Ed Sheeran ka lënë të kuptohet se do të kthehet në muzikë ‘shumë shpejt’ pas një pauze afro dy vjeçare.

Muzikanti, 29 vjeçar – i cili u bë baba për herë të parë në gusht kur priti vajzën Lyra Antarctic me gruan Cherry Seaborn – njoftoi se do të tërhiqej nga muzika vitin e kaluar, në mënyrë që t’i jepte përparësi jetës personale. Artisti iu përgjigj së fundmi spekulimeve në rrjete sociale në fillim të kësaj jave ndërsa shkroi: “Të gjitha pyetjet janë shumë të vlefshme, por së paku do të dini një përgjigje, së shpejti”.

 Në një veprim tjetër nga ylli i muzikës pop, babai i ri iu përgjigj postimit para se të shtonte, “është shumë shpejt”. Reagimet ndërkohë ishin nga më të ndryshme, duke aluduar në një album të Sheeran si dhe duke komentuar rikthimin e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *