• |
ide | kryesore

Familja më e famshme e TikTok, dokumentar në Hulu

-Instant, Paparazzi, Slider



Charli D’Amelio, sensacioni 16-vjeçar i TikTok dhe përdoruesja e parë që arriti 100 milionë ndjekës, do të jetë pjesë e një dokmentari me seri në Hulu, së bashku me motrën e saj 19-vjeçare, Dixie dhe prindërit, Heidi dhe Marc.

“The D’Amelio Show”, u njoftua nga vetë familja përmes një postimi në Instagram.

Sipas Variety, seriali me tetë episode do të ndjekë rrugëtimin e familjes, teksa ata ecin në një rrugë të papritur fame, duke i qëndruar besnikë vlerave të tyre familjare. Heidi D’Amelio tha në njoftimin e bërë në Instagram se në “The D’Amelio Show”, shikuesit do të shohin jetën e tyre të përditshme në Los Angeles, aty ku familja, e cila më parë banonte në Connecticut, jeton tani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *