• |
ide | kryesore

Himarë/ Gjendet i masakruar dhe i prerë me thikë në fyt i riu

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një person gjendet me fraktura në kokë dhe trup dhe me prerje fyti në Himarë. Ai u dërgua në gjendje të rëndë në spital.

Mësohet se personi është gjetur pa ndjenja në rrugë nga ana e kalimtarëve, të cilët më pas kanë njoftuar Pòlicinë, dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit.

Derimë tani nuk është bërë i mundur identifikimi i personit që ka mbetur i dëmtuar rëndë, dhe as rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Detaje vijnë nga policia: 

Sot në Qëndrën Shëndetësore Himarë, rreth orës 13:00, është paraqitur për ndihmë mjeksore një shtetas i paidentifikuar, i cili dyshohet se është dëmtuar me një mjet të mprehtë(thikë), si pasojë e një konflikti të çastit.

Ky shtetas është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjeksore më të specializuar.

Në vendngjarje ndodhet shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punon për zbardhjen identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *