• |
ide | kryesore

Ish-gjyqtari i Kushtetueses së Kosovës shpjegon vendimin që rrëzoi qeverinë “Hoti”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, Kadri Kryeziu e vlerësoi si “profesional dhe shumë të detajuar” vendimin e Kushtetueses lidhur me votimin e Qeverisë Hoti.


Kryeziu tha për Radion Evropa e Lirë në bazë të autorizimeve kushtetuese, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani do të duhet të thërrasë liderët e partive politike, për shpërndarjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.


Megjithatë, ish-gjyqtari i Kushtetueses tha se ka vërejtje për pjesën e vendimit, ku thuhet se Qeveria Hoti mbetet në detyrë, duke e cilësuar këtë si “jologjike”.

Megjithatë ai thotë se me këtë vendim, “gjykatësit kanë zgjedhur të keqen më të vogël”.

“Ata kanë vepruar sipas rregullës Ultra vires. Do të thotë, ata nuk janë lëshuar edhe në detaje të tjera, si për shembull edhe vet votimi për kryetaren e parlamentit (v.j. Vjosa Osmani), pasi vendi do të mbetej pa asnjë udhëheqës, por janë marrë vetëm me materien e parashtruar”, tha Kryeziu për Radion Evropa e Lirë.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës të hënën në mbrëmje e ka shpallur të pavlefshëm votimin e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Avdullah Hoti dhe se konstatoi se presidenti i Republikës shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre.

Ky vendim vjen, pasi vota e Etem Arifit u konsiderua e pavlefshme, pasi ndaj tij kishte një dënim të formës së prerë me mbi një vit burgim.

Sipas Kushtetueses, vendimi i Kuvendit të Kosovës i 3 qershorit për zgjedhjen e qeverisë “nuk është në pajtueshmëri me Kushtetutën sepse qeveria nuk ka marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në vendim.

“Marrë parasysh se qeveria nuk është zgjedhur sipas Kushtetutës, atëherë presidenti i Republikës së Kosovës shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të datës 21 dhjetor.

Më vendimin e Gjykatës thuhet se asnjë person që është i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tre vjetët e fundit, “nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të fitojë mandat të vlefshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.

Gjykata Kushtetuese thotë se Qeveria Hoti do të mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e një ekzekutivi të ri.

Qeveria Hoti u votua më 3 qershor, pas rrëzimit të qeverisë paraprake të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje. Mocioni i mosbesimit u ngrit nga partnerja e koalicionit, Lidhja Demokratike e Kosovës. /REL

1 Comment

  1. Po 3 bythqimat Grenell–Thaçiç-Ramiç, cfare do te bejne tani?
    Po Baton Stanishiqin e ka pyetur njeri per kete vendim?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu