• |
ide | kryesore

Kapet në shtrat me lojtaren e saj: skandal në Francë, abuzime seksuale, edhe ndaj minoreneve

-Instant, Sport



Ka një tabu brenda tabusë. E për ta thyer është gati e përditshmja l’Equipe që nxjerr në pah një rast të ri të abuzimit seksual që trondit qendrën federale të Clairefontaine në Francë. Këtë herë skandali nuk ka të bëjë me futbollin e burrave, por futbollin e grave. Pas viteve të heshtjes, shfaqet një histori dhune ndaj të rejave që aspirojnë të bëhen futbolliste, madje disa prej tyre të mitura, nga ana e një trajnere. Sipas rindërtimit të gazetës sportive, gruaja, e cila ka stërvitur lojtare të ndryshme të spikatura të ekipit kombëtar dhe të klubeve kryesore franceze, u shkarkua nga Federata, por institucioni më pas nuk paralajmëroi punëdhënësit e ardhshëm për arsyet e largimit të saj nga puna.

Faktet datojnë që nga viti 2013 kur trajnerja, ish-futbolliste e nivelit të lartë, u çlirua nga detyra e saj, pas dhjetë vjet pune që e kishin sjellë deri në dyert e stafit teknik të kombëtares së grave, ku ndër të tjera luajnë edhe shumë ish-nxënëse të saj. Për të shkatërruar dhjetë vitet e aktivitetit profesional kanë shërbyer marrëdhëniet e krijuara me disa vajza të strehuara në Clairefontaine. Marrëdhënie dashurore, madje edhe me tre të mitura sipas Equipe që evokon një mekanizëm të shantazheve sentimentale për të mbajtur fshehtësinë dhe varësinë. Sidoqoftë, një fakt prishi ekuilibrin, në vitin 2011, kur trainerja u zbulua në shtrat me një nga këto vajza, nga një tjetër e re që vendosi të fliste.

Pas një hetimi fillestar të brendshëm, gruaja u pushua nga puna, por Federata, shpjegon gazeta, nuk i informoi as lojtaret e as familjet e tyre për arsyen. Presidenti federal, të paktën, e raportoi rastin në zyrën e prokurorit. Më pas, një ish-lojtare paraqiti një ankesë për agresion seksual për ngjarje që datonin që nga viti 2005, duke i lejuar hetuesit të hedhin dritë mbi metodat e trajneres që i merrte lojtaret në shtëpi, duke shfrytëzuar brishtësinë emocionale të shkaktuar edhe nga largimi i detyruar nga shtëpia. Çështja u arkivua në 2015, por trainerja tashmë kishte gjetur një punë të re në një klub të kategorisë së parë, që nuk ishin njoftuar nga Federata për problemin e trajneres. Për autoritetet federale, asgjë nuk e ndalonte gruan të vazhdonte të stërviste. Ministria pretendon të kundërtën, por pranon se në atë kohë nuk kishte asnjë mënyrë për të ndërhyrë në një hetim që ishte duke u zhvilluar. Që nga viti 2019, trainerja ka qenë përgjegjëse për sektorin e të rinjve në një klub tjetër të futbollit të femrave.



2 Comments

  1. Kush u kap ?, apo s’ka rendesi emri.
    Eshte nje grua, qe stervit vajzat. Po kush ? Ci qi t’emen se kush !

  2. Epo kane vite qe na thone se meshkujt jane grabitqare. Ne fakt pushteti eshte grabitqar. Nuk do cuditesha fare nese pas disa vitesh do akuzohen per abuzim seksual kryetaret e ketyre organizatave feministe qe denoncojne abuzimin e meshkujve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *