• |
ide | kryesore

Kriza që i solli fat Milan: në 2020 ka bërë më shumë pikë se të gjithë

-Instant, Sport



Nëse fjala krizë mund të marrë kuptimin e një mundësie, Milan është shembulli më i mirë i konceptit. Në 8 marsin e kaluar ndodhën dy gjëra: kuqezinjtë humbën ndeshjen e dytë të fundit në kampionat, në shtëpi me Genoan, e Italia u fut në lockdoën. Prej aty gjërat kanë ndryshuar për skuadrën e Piolit që, jo vetëm nuk humbi më (me përjashtim të ndeshjes me Lille në Europa League), por edhe ka arritur numrin më të madh të pikëve në Serie A.

Me një ndeshje ende për të luajtur për të mbyllur vitin, Milan ka marrë këtë kryesim që vetëm sa konfirmon momentin e shkëlqyer të kuqezinjve: 76 pikë në 34 ndeshje të kampionatit. Në vendin e dytë është Inter, me dy pikë më shumë se Juventus e Atalanta, që maegjithatë kanë një ndeshje më pak të luajtur. Ndjekin Lazio, Napoli e Roma. Duke përjashtuar skuadrat e rëna nga kategoria dhe ato të ngjitur rishtaz, ekipi që ka fituar më pak pikë në 2020 është Torino.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *