• |
ide | kryesore

Kushtetuesja vendos/ Rrëzohet qeveria e Avdullah Hotit, Kosova për 40 ditë në zgjedhje

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka marrë vendimin për ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me votën e deputetit, Etem Arifi, e cila ishte vendimtare për krijimin e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti. Vendi pritet të shkojë në zgjedhje brenda 40 ditësh pasi Gjykata Kushtetuese ka konstatuar që vota e deputetit, Etem Arifi, pro krijimit të Qeverisë Hoti, ka qenë e pavlefshme.


Etem Arifi ishte njëri prej 61 deputetëve që votoi pro zgjedhjes së Qeverisë Hoti.


Ndonëse ishte i dënuar me vendim të formës së prerë, vota e deputetit Hetem Arifi u bë vendimtare më 3 qershor kur u votua qeveria e re e drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi kishte kërkuar shtyrje të ekzekutimit të dënimit për, siç pretendonte, shkaqe shëndetësore.

Deputeti me mandat të humbur votoi qeverinë Hoti, kjo është kundërkushtetuese - Njekomb.org

Në seancën e parë të rëndësishme, më 25 mars 2020, Arifi votoi për rrëzimin e qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti. Në të dytën, më 3 qershor, vota e tij ishte vendimtare për formimin e Qeverisë së re të drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës krijoi qeverinë e re pas rrëzimit të Kurtit në Kuvendin e Kosovës me një mocion mosbesimi. Në Qeveri Hoti i kishte marrë edhe AAK-në dhe NISMA-n, duke krijuar kështu një Qeveri e cila në vazhdimësi ka qenë e brishtë me numra.

Lëvizja Vetëvendosje e kundërshtoi votën e deputetit Etem Arifi me argumentin se ai nuk mund të votonte pasi në ato momente ishte i dënuar nga gjykata me vendim të formës së prerë.

Deputeti Arifi është dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim nga Gjykata e Apelit për mashtrim me subvencione. Ndonëse i dënuar ai kishte votuar pro formimit të qeverisë Hoti në seancën e 3 qershorit. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: 

VENDIMI I PLOTE/ Pse Kushtetuesja e Kosovës rrëzoi qeverinë e Avdullah Hotit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendos për rrëzimin ose jo të qeverisë Hoti

11 Comments

  1. SA qejf qe vendi i shkaterruar po shkaterrohet me tej.Lopa dhe Kau i VV duan shtetin qyl,me vote .Ndoshta me vote denoni edhe Serbine, mundesisht me hartime dhe kenge patriotike e mundim serbin.
    Gjysma e UCK eshte ne burg dhe gjysma tjeter pret Bushatin dhe Shkullakun qe ti drejtoje mbasi te ikin Amerikanet.
    Liria qyl nuk eshte e lire.
    Fiton Ai qe numeron votat dhe jo ai qe voton.
    Shprehja kombetare”kalova lumin ,te dhjefsha kalin” eshte sa e lashte aq edhe moderne.
    Dp marrim pamvaresine me Lahut dhe Kushtetute.

  2. DULLA KOTIT TANI MBETET VETEM ME BYTHLEPIRSET BATON HAXHIU DHE YMER GELBAZA KELLIRA thotë:

    ALBIN KURTI KRYEMISTER,DITMIR BUSHATI PRESIDENT DHE Z VJOSA OSMANI KRYETARE E PARLAMENTIT TE KOSOVES

  3. Me ne fund, Kosova u clirua nga qeveria KOTI. Duke qene qeveri absolutisht e paligjshme, mendoj se kryeministri e ministrat duhet te kthejne pagat ne buxhetin e Kosoves, sepse te paligjshmit nuk paguhen. Me vjen keq qe zgjedhjet mbahen ne gjendje pandemie e veshtirsie per qytetaret, gjendje qe ka agrovuar edhe me keq se kur qeveria e ligjshme u rrezua nga Mustafovicet, Kotistet e Gjarperijt, por mbase caktohet data 17 shkurt, date emblematike e simbolike e pavaresise se Kosoves, date qe mund te ringjall shpresat qe ne fund Kosova do kete nje qeveri per Kosoven e Kosovaret, duke u larguar nje here e mire, nga krimi, korrupsioni e duke i hapur rruge rehabilitimit partive politike, duke u riorganizuar, ne menyre qe te mos guxojne te perserisin veprimet e deritashme,. Nje rreze shprese edhe per shqiptaret, qe vendosi per vehte, e jo per ata we e shkatrruan vendin ne menyren me barbare, E drejta ka pengesa, vonon, por nuk harron.

    1. Kurti fiton aq bindshem sa nuk ta merr mendja
      Une se du se eshte mo shume se sa duhet i majte,po mo mire ky se sa neperka thuqi dhe pisi mustafa.

      1. te largohen njehere e mire nga skena politike pisi me bastun dhe plera thuqi,jane te padobishem per kosoven
        Kosova tre figura jane haradinaj,osmani dhe kurti,tjeret jane shume te perlyer

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu