• |
ide | kryesore

BE aprovon zyrtarisht vaksinën anti-Covid, kur fillon shpërndarja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Agjencia Europiane e Barnave (EMA) miratoi pak minuta më parë vaksinën e anti-Covid të Pfizer/BioNTech.

Kjo do të thotë që vaksinimi masiv i rreth 450 milionë njerëzve në të gjithë BE-në është një hap më afër. 

Pritej një vlerësim pozitiv i EMA-s për vaksinën. Vendet e BE janë duke u ndeshur me një valë të dytë të ashpër të virusit. Rregullatori i drogës i bazuar në Amsterdam ishte nën presion nga vendet evropiane, përfshirë Gjermaninë, për të shpejtuar vendimin e tij, i cili ishte planifikuar fillimisht për 29 dhjetor. 

Vaksinimi masiv pritet të fillojë brenda javës së fundit të vitit. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *