• |
ide | kryesore

Manjola Nallbani tërhiqet nga gara e Festivalit të Këngës

-Instant, Paparazzi, Slider



Kur u prezantuan për herë të parë këngët e edicionit të 59 të Festivalit të Këngës, ishin 26 artistë pjesëmarrës, ndërkohë që nëpër njoftimet e faqes zyrtare, Radio Televizioni Shqiptar shkruan “25 artistët konkurrentë”. Përpos kësaj, kënga e Manjola Nallbanit, “Ora e jetës”, është fshirë nga kanali i RTSH-së në YouTube.

Manjola Nallbani tërhiqet nga gara e Festivalit të KëngësE kontaktuar nga Anabel.al, këngëtarja pranoi tërheqjen nga gara dhe shtoi se motivet kanë qenë shëndetësore. “Unë jam tërhequr nga Festivali, sepse gjatë kohës që bëheshin prova dhe përgatitje nga konkurrentët e tjerë, unë kam qenë me Covid. Përveç kësaj, sepse tani jam më mirë, por kryesorja [e tërheqjes nga gara është] që Festivali do të mbahet jashtë në shesh dhe unë nuk mund të rrezikoj shëndetin përsëri në një kohë që jam duke u rikuperuar dhe duhet të kem kujdes.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *