• |
ide | kryesore

“Mbylle gojën zezak” fraza raciste tërbon Gerson, që grindet edhe me ish-trajnerin e Brazilit

-Instant, Sport



“Mbylle gojën, zezak” është dicka që nuk duhet të ndodhë më. Kështu Gerson, mesfushori brazilian ish-lojtar i Romës dhe Fiorentinës dhe sot tek Flamengo, ka shfryrë tërbimin e tij në rrjetet sociale pas fyerjeve raciste të marra në fitoren 4-3 ndaj Bahias nga një kundërshtar, kolumbiani Ramirez. “Unë e dua racën time dhe luftoj për ngjyrën e lëkurës sime – shkruan Gerson në Instagram – Që kur isha 8 vjeç, që kur fillova karrierën time në futboll, dëgjoj njerëzit të thonë” hesht, zezak”. Nuk ia dolën atëherë e nuk do të kenë sukses as tani. Nuk mjafton të mos jesh racist, duhet të jesh anti-racist. Unë nuk do ta “mbyll gojën”, beteja ime, lufta e njerëzve me ngjyrë nuk do të ndalet. Racizmi është një krim e si i tillë duhet të trajtohet në të gjitha mjediset, përfshirë futbollin “.

Episodi i denoncua nga Gerson ndodhi në minutën e 7-të të pjesës së dytë, me Flamengon në avantazh 2-1. Lojtari kishte ndërhyrë në një debat mes një shoku të skuadrës dhe Ramirez, i cili në atë moment ka tentuar ta bëjë të heshtë duke thënë “Mbyll gojën, zezak”. Shokët e skuadrës u përpoqën të qetësonin Gerson, por djaloshi kishte dalë nga kontrolli. Pastaj, ai gjithashtu u grind edhe me trajnerin e Bahias, ish-trajnerin e Brazilit Mano Menezes, i cili u shkarkua në fund të ndeshjes për humbjen e tij të 14-të në 24 ndeshje. Ndërsa Bahia nuk ka marrë ende një pozicionim për çështjen Ramirez, Federata Braziliane e Futbollit, nga ana tjetër, ka theksuar dënimin e çdo forme të racizmit dhe ka njoftuar se ka nxitur Gjykatën e Lartë të Drejtësisë Sportive të hapë një hetim për atë që ka ndodhur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *