• |
ide | kryesore

Milan në bisedime me menaxherin shqiptar për sulmuesin serb

-Instant, Sport



Rikthehet interesi i Milan për Luka Jovic: kuqezinjtë kanë vendosur të investojnë tek serbi i Real Madrid për të përforcuar sulmin e të vazhdojnë të ëndërrojnë titullin. Tratativa ka nisur e gjatë ditës së sotme është parashikuar një takim mes drejtuesve kuqezinj e menaxherit të lojtarit, shqiptari Fali Ramadani, për të diskutuar termat e akordit. 22 vjecari në fund të zgjedhjeve të Zidane do të mbërrijë në huazim për gjashtë muaj.

Pasi provoi ta merrte në verë, Maldini e Massara janë kthyer në sulm e kanë dalluar tek Jovic profiling e duhur për ta përfshirë në grupin e Piolit. Një lojtar me eksperiencë europiane, pavarësisht moshës së re (23 vjec pasnesër), i aftë ti japë peshë sulmit e ti japë kohë të pushojë Ibrahimovic. Një rast i vërtetë, duke qenë se serbi në Madrid nuk shkëlqeu kurrë pas shpërthimit me Frankfurt.

Pikërisht tek Eintracht luante me Rebic, që do ta gjejë në Milano e për Piolin, mund të mos jetë i vetmi përforcim nën pemën e Krishtlindjes: shoqëria po përpiqet të gjejë edhe një mbrojtës e profile që për momentin është më i akredituar është ai i Mohamed Simakan. 20 vjecari i Strasburgut kushton 18 milionë euro, por kuqezinjtë shpresojnë ta mbyllin për 15. Ndërkohë, me mbrojtësin ka një akord për një kontratë 5 vjecare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *