• |
ide | kryesore

Mutacioni i Covid-19/ Maqedonia e Veriut ndalon fluturimet me Britaninë e Madhe

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë se Maqedonisë së Veriut deklaroi sot se janë miratuar masa të reja kufizuese për ndalimin e përhapjes së mutacionit të ri të Covid-19. Si pjesë e këtyre masave, ata paralajmëruan ndalimin e fluturimeve me Britaninë e Madhe dhe anasjelltas deri në fund të vitit.

Ministria e Shëndetësisë shtoi se gjithashtu është miratuar masa për izolim të detyrueshëm 14-ditor për të gjithë qytetarët që do të vijnë në vend me fluturime të drejtpërdrejta nga Britania, po e njëjta masë do të zbatohet edhe për pasagjerët që mbërrijnë në RMV nga Britania e Madhe përmes rrugëve tokësore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *