• |
ide | kryesore

Pështyu kundërshtarin: 5 javë përjashtim për Thuram

-Instant, Sport



Marcus Thuram, sulmuesi francez i Borussia Monchengladbach, është dënuar nga Federata gjermane e futbollit me 5 ndeshje skualifikim e një gjobë prej 40.000 euro për shkak se pështyu në fytyrë lojtarin e Hoffenheim, Stefan Posch, të shtunën në Bundesligë. Skualifikimi ka mbërritur i menjëhershëm nga Komisioni i Disiplinës së Federatës gjermane, që ka dhënë sot verdiktin e tij.

Telekamerat e fiksuan episodin e ndodhur gjatë ndeshjes, duke bërë që VAR të thërriste arbitrin Willenborg, i cili pas një kontrolli në monitor i tregoi kartonin e kuq. Thuram e Posch e nisën debatin pasi sulmuesi u lëshua në mënyrë plateale në një kontakt të lehtë në hyrje të zonës me kundërshtarin, me Posch që e ftoi të cohej e të mos bënte skena. Gjesti i shëmtuar i ka kushtuar rëndë francezit, duke patur parasysh edhe protokollin anti-Covid.

Pas ndeshjes, edhe tekniku i M’Gladbach, Marco Rose, dënoi gjestin e lojtarit të tij: “Do të doja të kërkoja unë ndjesë personalisht si trajner e në emër të të gjithë klubit – tha Rose – Një episod i tillë është i papranueshëm në një fushë futbolli. Marcus është një djalë i mirë, shumë i edukuar. Në atë moment duhet ti jetë djegur siguresa, është shpjegimi i vetëm. I bëri një dëm skuadrës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *