• |
ide | kryesore

Romanca e re e Katie Holmes

-Instant, Paparazzi, Slider



Ditëlindja e 42-të, e gjeti Katie Holmes në krahët e të dashurit të ri, që quhet Emilio Vitolo Jr.

Prej muajsh përflitet se Katie është në një marrëdhënie të re, por ishte partneri i cili i konfirmoi zyrtarisht aludimet, përmes një postimi në Instagram. “Njeriu më i mrekullueshëm, më i mirë dhe më i bukur! Sa herë shoh fytyrën tënde më vjen të buzëqesh.”- kështu e uron Emilio dhe aktorja nuk u kursye fare tek përgjigja, duke e quajtur “dashuri” para qindra, mijëra ndjekësish. Sipas Us Weekly, Katie dhe partneri i ri janë shumë të dhënë pas njeri tjetrit dhe pjesën më të madhe të kohës e kalojnë bashkë.

Romanca e re e Katie Holmes: Ju prezantojmë me të dashurin e ri

“Emilio dhe Katie duken si adoleshentë të dashuruar kur janë bashkë. Ai rilind kur e sheh atë teksa hyn në restorant, puthen dhe përqafohen sikur nuk janë parë prej vitesh, por realisht qëndrojnë gjithë kohës bashkë. Ai është shumë i dhënë pas saj. Sapo dikush i përmend emrin, ai nis të buzëqeshë. Madje dhe shoqëria e tij e do shumë Katie.”-tregojnë të njëjtat burime.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *