• |
ide | kryesore

Superiore/ Teuta skuadra e rekordeve që nuk vlejnë në një fazë loje: Vllaznia ka vetëm atë që i duhet

-Instant, F1, Sport

Kampionati ka përfunduar fazën e parë të tij duke krijuar tashmë një fizionomi të potencialit të skuadrave dhe asaj që mund të prodhojë ky edicion. Supriza e befasi, statistika interesante e zhgënjime në nëntë javët e para të sezonit. Teuta është skuadra që ka fiksuar më shumë rekorde, por ndoshta askush nuk i vlen sa ai i Vllaznisë, që është skuadra kryesuese, me numrin më të lartë të fitoreve 6 e me sulmin më të mirë të kampionatit, 14 gola.


+7 golavarazhi i kuqebluve, më pozitivi bashkë me Partizanin, ndërsa nuk i bën asnjë punë Teutës fakti që është skuadra e vetme e pathyer, sepse 7 barazimet e fiksuara në 9 ndeshje (më shumë se cdo skuadër tjetër) e kanë bërë të humbasë terren në krahasim me skuadrat pretendente. Durrësakët kanë vërtetë mbrojtjen më të mirë, vetëm tre gola të pësuar, duke përligjur kolonën e humbjeve zero, por në anën tjetër janë sulmi më i keq i Superiores, me 5 gola të shënuar në 9 takime, bashkë me Bylis e Apoloninë.


Fierkat janë mbrojtja më e keqe e kampionatit, duke pësuar 19 gola, ndërsa Kastrioti është skuadra befasi e fazës së parë me 13 pikë e performanca pozitive, që ia kanë bërë jetën të vështirë kundërshtarëve të rëndësishëm, edhe pse krutanët janë të sapongjitur në Superiore.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.