• |
ide | kryesore

Video/ Chelsea nuk ka probleme me West Ham: Abraham dy gola në dy minuta

-Instant, F1, Sport, Video



Java e 14 e Premier League është mbyllur me Monday Night në të cilën Chelsea ka kaluar pa probleme 3-0 West Ham. Pas golit të Thiago Silva në minutën e 10’, Blues mbyllën ndeshjen me dygolëshin bletz të Abraham (78’ e 80’) e gjejnë kështu suksesin pas dy humbjeve radhazi. Pasdite, ndërkohë, në Turf Moor Burnley heq qafe 2-1 Wolves falë Barnes (35’) e Wood (51’): nuk shërben për asgjë penalltia e Fabio Silva në minutën e 89’.

Me suksesin në Stamford Bridge Chelsea barazon me pikë Tottenham të ish-teknikut të tyre Mourinho. Blutë e Londrës e menaxhuan shumë mirë ndeshjen duke arritur ta fituar pa vështirësi duke mbajtur kështu hapin me skuadrat e tjera në garë për titullin e kampionit në Premier Ligë. Thiago Silva shënoi në minutën e 10 duke realizuar me kokë, golin që do të mbyllte pjesën e parë në avantazh për të besuarit e Lampard.

Në pjesën e dytë, Chelsea vuajti dicka më shomë, në aspektin e ndërtimit të lojës, por jo në administrimin e saj. Deri kur Abraham vendosi të marrë skenën me dy gola në dy minuta, që shkatërruan cdo shpresë të Hummers për rezultat në derbi. Në minutën e 78 sulmuesi shënoi me një kundërsulm të shpejtë, ndërsa dy minuta më pas përfitoi brenda zonës nga një rrëmujë. Kjo fitore e ngjit Chelsea në vendin e pestë të Premier Ligës më 25 pikë, ndërsa Ëest Ham mbetet në vendin e 10-të.

ENGLAND – PREMIER LEAGUE
Burnley 2 – 1 Wolverhampton Wanderers
Chelsea 3 – 0 West Ham United



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *