• |
ide | kryesore

Zbulohet shifra e një doze të vaksinës Pfizer-BioNTech

-Instant, Lajme, Planet



Bashkimi Evropian ka rënë dakord që të paguajë 15.50 euro për dozë për vaksinën e Pfizer-BioNTech kundër koronavirusit, raporton Reuters.

Çmimi, i cili është konfidencial dhe u negociua për një total prej 300 milionë doza, është pak më i ulët se 19.50 dollarë për dozë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ranë dakord të paguanin për një dërgesë të parë prej 100 milion doza të së njëjtës vaksinë.

Sipas Reuters, dokumenti i Bashkimit Evropian i datës 18 nëntor po qarkullonte brenda pasi BE-ja njoftoi marrëveshjen e saj të furnizimit me Pfizer-BioNTech më 11 nëntor.

Rregullatori i ilaçeve i BE-së, pritet të vendosë sot për miratimin e vaksinës Pfizer, pasi autorizimi është lëshuar tashmë në disa vende, sikurse në Britani dhe në SHBA.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *