• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Lushnjë/ 2 të rinj nisen me urgjencë drejt Tiranës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në autostradën Rrogozhinë – Lushnjë në afërsi të fshatit Konjat. Ka qenë një automjet tip Audi Q5 që ka dalë nga rruga si rezultat i shpejtësisë dhe pasi ka kaluar barrierat mbrojtëse ka hyrë në oborrin e banesës që ndodhej anës rrugës.

Në automjet udhëtonin dy djem të rinj Matias Rakipaj dhe Sebastjan Sefaj, të dy 18-vjeçarë të cilët mbetën të plagosur. Dy të rinjtë, kushërinj me njëri-tjetrin janë dërguar në Tiranë për trajtim të specializuar për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Disa vite më parë si ky rast makina i mori jetën një të moshuare në oborrin e banesës së saj. Në vendngjarje ka shkuar policia e po kryen veprimet ligjore për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *