• |
ide | kryesore

Basha cakton drejtuesit politikë në Shkodër, Vlorë dhe Fier

-Instant, Lajme, Të fundit



Katër muaj përpara zgjedhjeve kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bën lëvizjen e radhës duke nisur caktimin e drejtuesve politikë në qarqe. Në Shkodër, lideri demokrat ka caktuar Helidon Bushatin, ndërsa në Fier do të jetë Enkelejd Alibeaj. Bushati do të prezantohet pasditen e sotme në Shkodër nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Ish-deputeti i PD-së, Helidon Bushati në 2017 pranoi që të largohej nga lista e Shkodrës. Ai sot është anëtar i Autoritetit të Konkurrencës, por Lulzim Basha e rikthen duke i besuar “timonin” e fushatës në kryeqendrën e veriut. Përballë tij do të jetë Ilir Beqja, që është caktuar nga socialistët në Shkodër. Nesër do të prezantohet Alibeaj në Fier, i cili është ish-deputet i kësaj force politike dhe ministër Drejtësie, ish-kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet vendore të 2015 dhe drejtues politik në zgjedhjet e 2017. Në Vlorë do të jetë drejtues politik, Bujar Leskaj.



3 Comments

  1. Në vitin 2010, Sali Berisha dhe Ilir Meta, në atë kohë njëri kryeministër dhe tjetri zëvendëskryeministër kërkuan dëbimin nga Shqipëria të ambasadorit amerikan John Ëithers, për shkak të qëndrimeve kritike ndaj qeverisë së tyre dhe sidomos për Gërdecin.

    Meta i kërkoi DASH me anë të një letre sekrete largimin para kohe të Ëithers, kërkesë kjo që jo vetëm u refuzua nga DASH, por mbështeti qëndrimet e ambasadorit. Sali Berisha dhe rrethi i tij politik shumë shpejt nisën sulmet edhe ndaj ambasadorit tjetër amerikan Alexander Arvizu, që pasoi Ëithers. Në vitin 2013, Arvizu e konsideroi rrëzimin e Berishës nga pushteti po aq të rëndësishëm sa rrëzimi i Ramiz Alisë. Sulmet më të ashpra të Berishës, por edhe të Metës, janë përqendruar mbi pasuesin e Arvizu, Donald Lu, për shkak të angazhimit të tij pro reformës në drejtësi. Sulmet vijojnë me të njëjtën intensitet edhe ndaj ambasadores aktuale, Yuri Kim, pikërisht për shkak të mbështetjes ndaj reformës në drejtësi, të cilën disa politikanë e shikojnë si rrezik për pozitat dhe të ardhmen e tyre.

  2. Bujar Leskaj me duket figura me e mire qe Basha mund te gjente ne Vlore.
    E pergezoj me shprese kete vendim te Bashes.
    Pamvaresisht se bindjet e mija jane pergjithesisht te majta, jam i sigurte qe nje opozite me e forte dhe me konstruktive i sherben ecjes perpara te Shqiperise. Ne fund te fundit, kjo eshte ajo qe duam te gjihe.
    Shpresoj qe dhe te tjeret te jene…te pakten te krahasueshem me Bujarin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *