• |
ide | kryesore

Berisha tërheq akuzat për shefen e ONM-së: U bazova në një Fake News

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar ndjesë për akuzat e tij ndaj shefes së ONM, Genoveva Ruiz Calavera të cilën e kishte cilësuar si një bashkëpunëtore të kryeministrit Rama. Berisha thotë se komenti i tij ishte bërë në bazë të një lajmi të rremë.

“Statusi im bazohej në një fake news dhe unë besoj plotësisht te përgënjeshtrimi që bëri komisioneri Varhelyi që unë e vlerësoj si njeri serioz, transparent dhe një njeri që përpiqet të ndihmojë Shqipërinë me aq mundësi që ka. Nuk ka arsye të dyshoj në përgënjeshtrimin e tij. Tërheq me ndjesë statusin tim me bazë një fake news. Besoj që komentet e tjera janë të tepërta”, – deklaroi Berisha në Ora News.

Pak ditë më parë Berisha iu referua një artikulli të publikuar nga ‘New Europe’ ku shkruhet se Calavera, si bashkëpunëtore e kryeministrit Edi Rama i ka kërkuar Komisionit të Venecias të mos shqyrtojë Kodin Zgjedhor, edhe pse kjo kërkesë nuk iu mor parasysh. Nisur nga kjo, ish-kryeministri duke e cilësuar  “ndrikull”, tha se ajo duhet të largohet nga detyra dhe se BE duhet të nisë hetimet për lidhjet e saj me kryeministrin Rama.

Pas këtyre deklaratave reagoi komisioneri për Zgjerimin, Olivér Várhelyi që shprehej se ka besim të plotë te Calavera dhe te ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca dhe se akuzat e mbërritura ndaj tyre si të njëanshëm, janë krejtësisht të pavërteta. ©LAPSI.al



16 Comments

  1. Na dhjeve.
    Po ne shkruam qindra mesazhe kundra kesaj o sale. Ju sulem me vrull e ca si keputem. Tani duhet ti kerkojme falje.
    JOOO un jam burre do vazhdoj ta shaj.

  2. Kalavera paska marre vertet paralajmerim.

    Keto komente te koordinuara paskan bere efekt. Tani edhe me dasht kalavera ska me bythe tek venecia.

    U perfol u be zhurme. Mesazhi u dha.
    Venecia nuk pranon kalaverat

  3. Berish. Si gjithmon e tregon veten qe je nje mbeturin. Kur e pe qe te ngriten kamxhikun. E terhoqe bythen. Kur e kuptove qe ajo zonja do ta bente ligjore.
    E mblodhe bythen. Se me ata nuk ka shaka. Do te mernin dhe breket e liris.

  4. Shih ato pale,pale te Rames o rilindas, sepse ku ka ze, seshte pa gje. Ate artikull per Kalaveron e kish shkrojtur nje gazetare e huaj me duket nga Belgjika, e kur shkruajne e gazeta ne vendet me me demokraci se ne, edhe jane, apo mund te dalin te verteta me vone, e cu mbeti ju lolo qe perfolni Berishen, ne kete pranim qe e ben, duke e quajtur faknnjus edhe per situaten politike….Po te merremi me genjeshtrat e shpifjet e anekdodat e psikopatit, qe i ka me qindra, ai duhej zhdukur me kohe. Besoj se e dini dhe i di i tere populli se si i ka mbrojtur e po mbro hajdutet, drogmenet, banditet e pushtetit, pa i permendur mashtrimet publike, genjeshtrat e cdo dite qe thote.Edhe ne mos qofshin te verteta sipas mohimit, fakti se si drejtesia , apo reformat gjoja nga strukturat qe ka drejtuar kjo zonje e deleguar nga komiteti europia, lene, e po lene shume shije te keqia per arritjen e qellimit ne te cilen po ngrihen. Ato si ne permbajtje profesionale, e trashegimerore me perfaqesues qe jane zgjedhur e stisur nga dora e pushtetit, domosdo qe jane te kapur, e te komanduar. Andaj mos vigjilenca e kontrolli dokumentar, i biografive, e manovrimeve per te kapur te tere keto institucione drejtesie do na coi ne kapitullimin e namit te reformes ne drejtesi, pa arritur qellim e larte qe kishte dhe qe e nisen. Per keto, afrohu ne menyre demokratike ne hallet e nevojat qe ka populli, e si po veprojne keto struktura qe jane aprovuar me firmen e saja, e do shihni se ne cnivel eshte drejtesia e vetingut tuaj.

  5. Duhet me terhek dhe akuzat er trafik droge kundrejt krytari te komuns Qivrym. I ke ra m’qafe kot se koti.

      1. Keto llumrat si ky me lart na e nxine faqen e na e moren frymen!
        Duhet ta kete pasur mamin brigadiere!

  6. Qe kto nderkombetaret jane te korruptuar kjo gje dihet, nuk po flas per zonjen ne fjal se nuk e njoh. Po dhe ky berisha qeka nje kokrra e gomarit, po si mor idiot shkon ben statuse me lajme te pa konfirmuara. Me shume mundesi ka qe te jete i vertet lajmi, po sja ka mbajt bytha Sales me e cu deri ne fund, se do e kene kercene me pislliqet qe ka bo ai ne koh te vet

  7. Eh po! Tani qe u terhoqen akuzat, çeshtja pushohet dhe shpeton edhe nga OFL-ja…!!!
    Pffffffffffffffffffffffffffffff
    Nese do te prononcohej Komisioni i Venecias (per te cilin nuk eshte se kam ndonje konsiderate) mund te kishte pak vlere por, keshtu si shkoi … vetem TB-ja mund te zgjidhe enigmen ?
    Nje gje dihet boterisht dhe publikisht se asgje ligjore nuk bejne as Ato (nga jashte) dhe as keto (te vendit)…!!!
    Atyre ju duhen vendet ne zhvillim (duke i kthyer ne piken e nisjes/ se per zhvillim as behet fjale) ndersa, keto ruajne statukuone (parine ne fshat) per veten e tyre (duke treguar “dhembet”)…!!!
    Dr tha shume dhe, ne burime te tjera (jo nga Gazeta e Brukselit) …!!! Terheqjen e din Ai (autor dhe aktor)…!!!
    Kaq eshte…!!!

  8. Shume gabim ka bere Doktori, nuk është Olivér Várhelyi ai i cili vendos çfarë është lajmë i rrem apo i vërtet. Gazeta nga ku Doktori kishte marrë lajmin ka histori, ka bërë akuza të forta edhe më parë ndaj Vllaudinit. Ka gjykatë Belgjika, të cilës personat në fjalë mund ti drejtohen nëse mendojnë se ndaj tyre është shpifur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *