• |
ide | kryesore

Covid arrin “në fund të botës”/ Zbulohen 36 të infektuarit e parë në Antarktidë

Arkiva, F1, Lajme, Planet, Të fundit



Koronavirusi ka zbarkuar edhe në Antarktidë, kontinenti i fundit që ende nuk ishte prekur nga virusi. Të prekurit janë në një bazë ushtarake nga Kili.

Në një deklaratë thuhet se stafi është karantinuar në një stacion të largët kërkimor i rrethuar nga oqeani dhe ajsbergët.

Forcat e armatosura të Kilit thanë se të paktën 36 persona ishin infektuar në bazën e tyre në Bernardo O’Higgins, duke përfshirë 26 personel të ushtrisë dhe 10 kontraktues civilë që kryejnë mirëmbajtjen e bazës. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *