• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Breshëri plumbash ndaj lokalit të një polici në Shkodër

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Shkodrës njoftoi se rreth orës 21:10, në vendin e quajtur rruga e Pompave të Ujit në fshatin Dobraç në rrethana ende të paqarta qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të Alfred Pjetrit, një efektiv policie.

Mësohet se lokalin ai e administron së bashku me vëllain e tij, ish-administrator i njësisë Rrethina.
Në momentin e të shtënave kanë qenë prezentë në lokal disa persona, të cilët kanë deklaruar se janë shtrirë në tokë.

Policia thotë se nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet nuk ka persona të dëmtuar. Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Statusi im bazohej në një fake neës dhe unë besoj plotësisht te përgënjeshtrimi që bëri komisioneri Varhelyi që unë e vlerësoj si njeri serioz, transparent dhe një njeri që përpiqet të ndihmojë Shqipërinë me aq mundësi që ka. Nuk ka arsye të dyshoj në përgënjeshtrimin e tij. Tërheq me ndjesë statusin tim me bazë një fake neës. Besoj që komentet e tjera janë të tepërta”,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *