• |
ide | kryesore

“Edhe me 18-vjeçarë të luajmë do të jemi më superiorë se ata”, Dede arrogant ndaj Kukësit para ndeshjes

-Instant, F1, Sport



Tirana e Nevil Dedes nuk është se po impresionon askënd, por megjithatë teknikun e bën të jetë i qetë dhe ta vlerësojë përtejk pritshmërive: “Skuadrës i vë notën 8. Po shënonim 3-4 gola më tepër do t’i vendosja notën 9. Në qoftë se do të ishim në vend të parë meritonim 10”. Ndoshta është vetëm një batutë, përpara ndeshjes me Kukësin, por duke qenë se ajo që deklaroi më pas është shumë më euforike dhe pickuese ndaj kundërshtarit, atëherë të gjitha duken të menduara.

“E shohim nesër çfarë hapi do të ketë Kukësi në krahasim me ne – sfidoi Dede -. Në qoftë se do të ketë një hap tjetër do e shikojmë. Unë mendoj se ne jemi favoritë nesër përsëri. Ne jemi Tirana, pavarësisht problematikave mungesa, kemi akoma lojtarë, energji brenda klubit. Edhe sikur me 18-vjeçarë të luajmë do të jemi më superiorë se ata” referuar ndeshjes që do të zhvillohet në orën 16:45 në “Elbasan Arena”.

Tekniku është ndalur edhe tek merkato, ku Melo dhe Asani janë përfolur për një interesim të bardhebluve: “Çdo javë më bëjnë pyetje të njëjtë për lojtarë të ndryshëm. Përgjigjja është e njëjtë gjithmonë. Sa më shumë lojtarë me kualitet të kesh aq më i qetë je. Emra ka shumë në qarkullim, por mos harrojmë një akoma një periudhë në aktivitet. Nuk është hapur merkato. Janë lojtarë të Partizanit dhe nuk komentoj emrat e tyre. Kualitet kanë, sepse kudo kanë luajtur kanë bërë mire”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *