• |
ide | kryesore

Flet vëllai i policit/ Nuk e di kush qëlloi me breshëri plumbash mbi lokalin e familjes

Arkiva, Lajme, Të fundit



Të shtëna me armë zjarri u shënuan mbrëmjen e së martës në Shkodër. Në orën 21:10 në atë që njihet si “zona e pompave” në afërsi të rrethrrotullimit të “5 heronjve” në fshatin Dobraç u qëllua nga persona të panjohur në drejtim të një lokali në pronësi të Alfred Pjetrit.

Lokalin ai e administron së bashku me vëllain Vlash Pjetri i cili ka qenë dhe administrator i Njësisë Rrethinat. Mësohet se ky i fundit u ka thënë hetuesve se në momentin e ngjarjes nuk ka pasur asnjë person në lokal.

Ai është shprehur se nuk e di se kush mund të ketë qëlluar drejt biznesit të vëllait të tij. Ndërkohë vëllai tjetër i tyre, Nikollë Pjetri është efektiv i Policisë së Shkodrës pranë njësisë së patrullave. Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën për të identifikuar autorët e kësaj ngjarje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *