• |
ide | kryesore

I amputohen këmbët pas Covid, ish-mbrojtësi: “Më prenë edhe këmbën që i bëri gol M.Gladbach”

-Instant, Sport



Një lajm i keq ka trondit botën e futbollit. Mauro Bellugi, 70 vjeçar, ish-futbollist i Interit, Bolonjës, Napolit dhe Pistoiese, ka pësuar amputimin e të dy këmbëve si pasojë e Covid-19. “Më prenë edhe këmbën me të cilën unë shënova kundër Borussia Moenchengladbach”, tha ai në një thirrje video me Luca Serafinin për portalin altropensiero.net. Amputimi i të dy gjymtyrëve të poshtme, të prekur edhe nga patologji të tjera, ishte i domosdoshëm sepse kishin qenë prej kohësh një pikë e dobët për ish-mbrojtësin.

Bellugi u shtrua në spital në 4 nëntor për shkak se rezultoi pozitiv për Covid-19. Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua në javët e fundit, deri kur ishte e detyrueshme një operacion urgjent për ndërlikimet në gjymtyrë.

Ish-mbrojtësi, i cili ka qenë një komentator televiziv prej vitesh, ka gjetur gjithashtu një mënyrë për të bërë shaka. “Do të marr ato të Pistorius, kështu që do të të kaloj në korridoret e studiove televizive”, tha ai me ironi. Bellugi ishte një nga mbrojtësit më të njohur në vitet 60-70 në Serie A dhe me fanellën e ekipit kombëtar, të cilën e ka veshur 32 herë në periudhën midis 1974 dhe 1980. Me fanellën e Interit ka shënuar golin e vetëm në karrierën e tij. E shënoi atë në ndeshjen e Kupës së Kampioneve më 3 nëntor 1971 kundër gjermanëve të Borussia Moenchengladbach (4-2 në favor të Interit).



1 Comment

  1. C’lidhje ka Covid me amputimin e kembeve, kete as dreqi nuk e di.
    Eshte e modes tani ne cdo lajm te fusesh edhe Covid. Ndikon ne klikime, plus mer edhe bonus nga sponsoret.
    Se shpejti edhe aksidentet rrugore do te shpjegohen me Covid.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *