• |
ide | kryesore

Ish njeriu i Trump për pandeminë merr “live” dozën e parë të vaksinës për Covid-19, të prodhuar nga Moderna

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Imunologu kryesor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka marrë sot, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, dozën e parë të vaksinës së prodhuar nga Moderna për Covid-19. Fauci u vaksinua në Bethesda, Maryland.

Drejtori i Instituteve Kombëtare të Shëndetit Dr. Francis Collins, Sekretari i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore Alex Azar dhe gjashtë punonjës të tjerë shëndetësorë u vaksinuan po ashtu këtë mëngjes.

Ndërsa i injektohej doza e parë, Fauci shpjegoi pse beson që është shumë e rëndësishme për të që të vaksinohej në sy të të gjithëve.

“Si një simbol për pjesën tjetër të vendit që unë ndiej besim të jashtëzakonshëm në sigurinë dhe efikasitetin e kësaj vaksine, dhe dua të inkurajoj të gjithë ata që kanë mundësi të vaksinohen në mënyrë që të kemi një mbulesë mbrojtjeje mbi këtë vend që do t’i jepte fund kësaj pandemie .”

Para së të vaksinohej, Fauci tha se e konsideron “një nder të jesh pjesë e këtij procesi”.

“Ajo që ne po shohim tani është kulmi i viteve të kërkimit që kanë çuar në një fenomen që ka qenë me të vërtetë i pashembullt,” shtoi Fauci, duke thënë se ai është gjithashtu i nderuar të jetë anëtar i NIH.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *