• |
ide | kryesore

“Kandidati për president i FSHF duhet të mos jetë hetuar për trukime, por askush nuk e përmend”, Topçiu i përgjigjet kritikëve të Asamblesë

-Instant, Sport



Pavarësia politike dhe institucionale, zgjerimi i bazës së anëtarësisë dhe rritja e kompetencave të Asamblesë, duke zgjedhur të gjitha organet juridike si dhe shkrirja e komisioneve, Etikë dhe Disiplinë në Komisioni i Disiplinës dhe Etikës sipas modelit UEFA. Këto kanë qenë ndryshimet kryesore në statutin e FSHF-së të dala nga Asambleja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme, që shpjegohen në detaje nga drejtori i departamentit juridik të Federatës Aldi Topçiu: “Ky detyrim do të jetë edhe për të gjithë personat që do të zgjidhen në komisionet e pavarura dhe ato juridike të FSHF, duke filluar nga viti i ardhshëm. Sa i përket zgjerimit të bazës së anëtarësisë, grupi i punës me ndihmën e kolegëve nga FIFA dhe UEFA është përpjekur të arrijë një barazi ideale në përfaqësim midis futbollit amator dhe atij profesionist”.

Natyrisht këto ndryshime do të bëjnë që të ketë një barazi përfaqësimi mes futbollit amator dhe atij profesionist. Sipas Topçiut këto ndryshime do ti japin efektet duke filluar nga viti i ardhshëm, ku për herë të parë edhe klubet e kategorisë së dytë, të tretë dhe ato të femrave, që nuk përfaqësohen nga klubet profesioniste, do të kenë të drejtën e përfaqësimit indirekt në vendimmarrjet e Asamblesë: “Kjo do të thotë se duke filluar nga viti i ardhshëm pesha specifike e klubeve profesioniste dhe atyre amatore do të jetë e njëjtë dhe për herë të parë klubet e kategorisë së dytë, kategorisë së tretë dhe klubet e femrave që nuk përfaqësohen nga klubet profesioniste do të kenë të drejtën e përfaqësimit indirekt në vendimmarrjen e asamblesë”.

Topciu është ndalur edhe në kriteret e kërkuara në lidhje me kandidatët për president të FSHF-së, madje duke u shprehur se në opinionin e tij, duhej vlerësuar cdo filtër i shtuar, që ndihmon në përzgjedhjen e një personi sa më të përshtatshëm për të drejtuar futbollin: “Mendimi im personal është që sa më shumë kritere të jenë, aq më mirë është në përpjekje për të evidentuar njeriun e përshtatshëm për të drejtuar futboloj shqiptar. Pastaj askush nuk përmendi që një prej kritereve është që kandidati të mos jetë i gjykuar më parë për trukim ndeshjesh” përfundoi Topçiu.

Tashmë do të ketë një rritje të kompetencave të Asamblesë, edhe pse sipas asaj që bën të ditur Topciu, është punuar për arritjen e një balance midis Komitetit Ekzekutiv dhe Asamblesë se Përgjithshme, që si organi me i lartë vendimmarrës i FSHF-së, do të këtë të drejtën të zgjedhë, jo vetëm Komitetin Ekzekutiv, por edhe anëtaret e komisioneve te pavarura dhe atyre juridike përmes një procesi të mirë përcaktuar dhe transparent.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *