• |
ide | kryesore

Masakrimi i çiftit Pasho/ Del VIDEO e arrestimit të ish-të dashurës së djalit të tyre

Arkiva, Lajme



Mediat italiane kanë publikuar momentin e arrestimit të 36-vjeçares nga Durrësi, Elona Kalesha e cila dyshohet se ka gisht në vrasjen dhe copëtimin e çiftit Shpëtim e Teuta Pasho. Kalesha është ish-e dashura e djalit të viktimave dhe në kohën e ngjarjes ata jetonin bashkë. Rreth orës 7:30 të mëngjesit të së martës karabinierët ekzekutuan një urdhër-ndalimi të lëshuar nga zyra e prokurorit të Firences.

Vajza akuzohet për vrasje, fshehjen dhe poshtërimin e kufomave të bashkëshortëve Shpëtim dhe Teuta Pasho. Akuza thotë se Elona ishte e fundit që e pa çiftin gjallë, më 1 nëntor 2015. Motivi i krimit mund t’i referohej “thesarit” prej 40-50 mijë eurosh të djalit që Shpëtimi dhe Teuta mbanin.

Sipas medieve italiane Kalesha ka precedentë për vjedhje dhe mashtrime në të kaluarën. Ajo është marrë në pyetje, por ka përdorur të drejtën e saj për të heshtur. Ajo u dërgua menjëherë në burgun Sollicciano.

Përmes avokatit të saj ajo ka mohuar çdo përfshire në ngjarje duke pretenduar se nuk ishte takuar me bashkëshortët Pasho ato ditë. Karabinierët dhe prokurorët po kërkojnë edhe ndonjë të dyshuar tjetër për krimin e dyfishtë pasi dyshohet se ajo ka pasur bashkëpunëtorë në krim. ©LAPSI.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *