• |
ide | kryesore

Muzeu 462 milionë euro i mbyllur një vit pas hapjes: FIFA denoncon ish-presidentin Blatter

-Instant, Sport

Fifa ka bërë të ditur se ka prezantuar një denconim penal në Zvicër kundër Sepp Blatter, në lidhje me drejtimin e projektit muzseal nga ana e ish-presidentit të Federatës Botërore të Futbollit, muze që është mbyllur në më pak se një vit nga inaugurimi në 2016.


Sipas Fifa një hetim i zhvilluar nga ekspertë të jashtëm ka zbuluar “prova të një administrimi të keq krimnal të pretenduar nga ana e Blatter e të shoqërive të nominuara prej tij në kuadrin e një projekti mbi muzen e futbollit”. Realizimi i projektit ka kushtuar 500 milionë franga zvicerane (462 milionë euro) që “mund dhe duhet të ishin destinuar për zhvillimin e futbollit botëror”.


Nuk është hera e parë që Blatter përballet me drejtësinë për cështje korrupsioni. Ish-presidenti i FIFA-s në 17 vitet e fundit u dënua në muajin dhjetor të vitit të kaluar, së bashku me Michel Platininë, për një pagesë të kryer për llogari të francezit prej 2 milionë frangash zvicerane në vitin 2011, për disa shërbime në favor të FIFA-s. Blatter, ashtu sikurse Platini, i mohoi akuzat, por kjo nuk e shpëtoi as atë dhe as francezin nga ndëshkimi. Fillimisht, ish-presidentët e FIFA-s dhe UEFA-s u pezulluan me 8 vite nga aktivitetet, por ky dënim u ul më pas në 6 vite, që për zviceranin u la në fuqi edhe nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu