• |
ide | kryesore

“Nikoll Sherrniku nuk ka lidhje me vrasjen e efektivit të FNSH”/ Flet vjehrri: Natën e ngjarjes Sherrniku ka qenë tek unë

-Instant, Lajme, Të fundit



Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e efektivit të policisë Xhulio Prela. Një nga të dyshuarit për vrasjen e Prelës, Nikollë Sherrniku është dorëzuar në polici më datë 19 dhjetor dhe ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Vjehrri i tij, Astrit Gjoka mohon përfshirjen e dhëndërit në këtë ngjarje. Gjoka ka deklaruar se natën që ka ndodhur ngjarja, Sherrniku ka qenë në shtëpinë e tij.

“Për akuzën që ngrihet ndaj tij deklaroj me bindje të plotë se atë natë ka qenë në shtëpinë time edhe është çuar në 9 të mëngjesit dhe ka shkuar në shtëpi se me datën 5 kishte ditëlindjen. Jemi organizuar si familjar dhe kemi shkuar në shtëpinë e tij. Natën e ngjarjes ka qenë në shtëpinë time”, tha vjehrri.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *